[:al]Shkup, 13 gusht – Reisul Ulma i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi ka marrrur pjesë në manifestimin tematik kushtuar 17 vjetorit të “Marrëveshjes së Ohrit”, i cili u organizua nën ombrellën e zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ku morën pjesë veç të tjerëve edhe Kryeministri Zoran Zajev, Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, anëtarja e Këshillit Euro-Atlantik, Evelin Farkas, ministra nga përbërja qeveritare, diplomatë e mysafirë të ndryshëm etj. Me këtë rast u organizua edhe një diskutim nën moton “Rruga për në Bruksel përmes Ohrit”. Emërues i përbashkët i të gjitha diskutimeve ishte se kjo Marrëveshje e garantuar nga ndërkombëtarët, ishte një nga të arriturat më të rëndësishme politike në rajon dhe më gjërë. Parandaloi konfliktin, eliminoi mjetet e luftës si mundësi për qëllime politike dhe ngriti lartë bashkëbisedimet si mjet më të përsosur për stabilitet, bashkëjetesë dhe paqe e mirëqenie për të gjithë.
Ndërkaq për opinionin e gjërë u shpreh edhe Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili Marrëveshjen e Ohrit e vlerëson si një moment refektimi dhe kthese për një të ardhme të përbashkët e të njëjtë për të gjithë. “Marrëveshja e Ohrit duhet përkujtuaj si një moment reflektimi për të rritur tolerancën dhe për të krijuar kushte institucionale për të mirën e përgjithshme. Kjo Marrëveshje ndikoi në ndryshime kushtetuese në shtet, me çrast përveç që u përmirësua statusi politik i shqiptarëve, një avansim i ndjeshëm kushtetues iu bë edhe fesë sonë si dhe Bashkësisë Fetare Islame në RM”, ka theksuar efendi Rexhepi.
[maxgallery id=”9661″][:]
Comments are closed.