Reisul Ulema i BFI-së priti ministrin Çako

1

Shkup, 30 qershor – Sot, Reisul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi u vizitua nga Ministri pa resor i Qeverisë së Maqedonisë, Furkan Çako, përgjegjës për bashkëpunim me Republikën e Turqisë si dhe me shtetet e Lindjes. Vizita u realizua me rastin e Muajit të Ramazanit ndërsa në funksiuon të përforëcimit të bashkëpunimit në mes të Institucioneve relevante shtetërore dhe Bashkësisë Fetare Islame në RM.

Me këtë rast, Reisul Ulema, H. Sulejman efendi Rexhepi, duke ia uruar postin e ministrit në Qeverinë e Maqedonisë, z. Çakos, gjithashtu e përgëzoi edhe për gatishmërinë e tij të parezervë për t’iu bashkangjitur mesazhit dhe urimit të BFI-së drejtuar për të gjithë muslimanët e vendit me rastin e Muajit të Bekuar të Ramazanit.

“Uroj që bashkëpunimi ynë të thellohet edhe më shumë dhe të na konsideroni si lehtësues në angazhimin tuaj për bashkëpunim me këta shtete, me të cilat Bashkësia Fetare Islame e RM, tashmë një kohë të gjatë ka bashkëpunim të ngushtë dhe shumë miqësor. BFI-ja ka qenë, është dhe gjithmonë do të jertë e gatshme që të bashkëpunojë sa më ngusht me funksionarët shtetëror të bllokut musliman dhe, përmes kësaj, të kontribuojë edhe në përparimin e shoqërisë dhe të mirëqernies, përgjithësisht, të shtetit”, ka theksuar efendi Rexhepi. Më tej, Kryetari i BFI-së, e ka përuruar ministrin edhe për këmbëngulsinë e tij për ta vënë në spikamë jo vetëm përkatësinë etnike por edhe identitetin e vet fetar. “Ministrat e këtillë gjithmonë do të jenë të suksesshëm dhe ftohen që t’ia zgjasin dorën edhe BFI-së në shenjtë bashkëpunimi dhe respekti ndaj institucionit të vetëm islam në vend”, nënvizoi Reisul Ulema, efendi Rexhepi.

Nga ana e vet, ministry Çako, premtoi për një bashkëpunim të ngushtë dhe intensive, meqë këtë bashkëpunim ia kërkon edhe vetë natyra e punës së tij në këtë Ministrinë pa resor.

“Vizita ime në BFI konsiston në Muajin e agjërimit dher me këtë rast shpreha dëshirë që t’ia uroj Rieusl Ulemasë dhe, përmers tij, edhe mbarë muslimanëve të vendit e më gjërë Muajin e agjërimit. Dua të theksoj me këtë rast se, do të përpiqem veç të tjerash që të ndërtoj edhe marëdhënie të ngushta në mes ministrisë sonë si dhe Bashkësisë Fetare Islame në RM, gjithnjë në të mirë të interesave të përgjithshme të qytetarëve tanë dhe të shtetit tonë të përbashkët.”, tha veç të tjerash, ministri pa resor në Qeverinë e Maqednisë, z. Furkan Çako.

Comments are closed.