Reisul Ulema i BFI së në vizitë xhematit të lagjes Draçevë

Reisul Ulema i BFI së në vizitë xhematit të lagjes Draçevë

Reisul Ulema i BFI në RMV, h. Sulejman ef. Rexhepi bashkë me Muftiun e Muftinisë së Shkupit Qenan Ismaili, të shoqëruar nga disa bashkëpunëtorë, vizituan lagjen Draçevë dhe me këtë rast u takuan dhe bashkëbiseduan me pjesëtarë të xhematit të kësaj lagjeje të cilët shpalosën përpara mysafirëve shqetësimet, brengat dhe hallet me të cilat po ndeshen në jetën e tyre fetare.
Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi shfrytëzoi këtë vizitë për t’ju drejtuar nikoqirëve e pasi falenderoi për mikëpritjen vëllazërore dhe dëgjoi dëshirën dhe kërkesat e tyre për mbështetjen institucionale të BFI në RMV për të ngritur një xhami, ju premtoi angazhimin maksimal personal si edhe të BFI dhe të Muftinisë së Shkupit.
“ Vëllezër, unë jam me ju, siç është edhe Muftiu i Shkupit. Me ju është i tërë Institucioni i BFI dhe e tërë Muftinia e Shkupit. Për ne është kënaqësi kur dëgjojmë se besimtarët tanë kërkojnë të ngritin një shtëpi të Allahut dhe e ndjejmë si obligim tonin t’ju gjendemi pranë dhe t’ju ndihmojmë në realizimin e kërkesave të juaja…”, tha me këtë rast Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi.
Në përfundim të këtij takimi, Reisi dhe Muftiu premtuan se do të vazhdojnë dhe do të instensifikojnë bashkëpunimin me xhematin e lagjes Draçevë, me dëshirë që ai bashkëpunim të rezultojë me fryte konkrete në dobi të zhvillimit dhe avancimit të jetës fetare islame.

Comments are closed.