Reisul Ulema i BFI së në promovimin e librit të Jahja Llukës

Reisul Ulema i BFI së në promovimin e librit të Jahja Llukës

Në bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, më 14 tetor, 2019, është promovuar libri “Përmbledhje shkrimesh” i autorit Jahja Lluka, në botim të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Shqiptaro-Amerikane në Nju-Jork, shtypur nga shtypshkronja “Dukagjini” në Pejë. Me ftesë të autorit, në këtë ngjarje kulturore në kryeqytetin e Republikës së Kosovës ka marrë pjesë edhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi i shoqëruar nga Muhamer Veseli dhe Muzemil Osmani.
Në recensionin e tij për këtë libër publicisti Flori Bruqi (1952, Isniq, Deçan) ka shkruar: “Lluka ka bërë një përpjekje të vlefshme dhe shumë serioze për të vënë përpara lexuesit shqiptar një vepër të përmbledhur me studime të thelluara, të botuara në forma të veçanta studimore nga fusha e dijes historike. Këtë autori e arriti me shumë studime dhe përplasje individuale, duke vënë në qarkullim një literaturë të zgjedhur me kujdes dhe metodologji hulumtuese që është e dendur për këtë qëllim. Lluka është shumë autoritativ në fushën e faktografisë historike të marrëdhënieve shqiptaro-osmane, shqiptaro-serbe, shqiptaro-malazeze, ruso-otomane në këto anë, duke filluar nga Mesjeta, veçmas për ato të Rilindjes Kombëtare e deri tek ato në ditët tona.”
Për librin “Përmbledhje shkrimesh” të Jahja Llukës kanë folur njohës dhe studiues të historiografisë, shkrimtarë e publicistë nga Kosova e më gjerë.

Comments are closed.