[:al]Reisul-Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi merr pjesë në Konferencën e Ligës Botërore Islame [:]

[:al]Mekka Mukarrama, 12. 12. 2018.

Reisul Ulema h. Suljeman ef. Rexhepi i shoqëruar nga përgjegjësi për botën arabe Ismet ef. Ademi, këto ditë është duke qëndruar në Mekka Mukarrama, ku merr pjesë në Konferencën ndërkombëtare e cila organizohet nga Liga Botërore Islame me temë “Uniteti i muslimanëve – rreziku i frakcionimeve të ndryshme dhe ndarësitë”. Në këtë Konferencë marrin pjesë përfaqësuesë të 127 shteteve, kurse në panelin e hapjes fjalë mbajti princi i Mekkes, Halid bin Fejsal bin Abdulaziz.

Nga të gjitha fjalimet, porosia unanime e pjesëmarrësve në këtë Konferencë është që ruajtja e unitetit të muslimanëve dhe realizimi i çështjeve islame realizohen përmes institucioneve fetaro-islame përkatëse.

Duke shfrytëzuar këtë event të rëndësishëm për çështjet e jetës fetaro-islame, Reisul-Ulema i BFI-së realizoi një sërë takimesh me dietarë nga vendet e ndryshme të botës. Këtu vlenë të përmendet takimi me Shejh Abdullah Al Mutlak një prej dijetarëve më eminent në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

[maxgallery id=”10658″][:]

Comments are closed.