Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi vizitoi Kryetarin e LR PDSH-së, z. Zijadin Selën

[:al]

Sot, Reisul Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhpi, i shoqërar nga Myftiu i Tetovës, Dr. Qani ef. Nesini dhe nga shefi i kabinetit, Muzemil ef. Osmani, kanë vizituar Kryetarin e LR PDSH-së, z. Zijadin Selën, i cili po sot është transferuar nga qendra spitalore e Shkupit në repartin neuro-kirurgjik, në spitalin klinik të Tetovës.

Me këtë rast efendi Rexhepi i ka dëshiruar shërim sa më të shpejtë deputetit Sela, i cili e pësoi më së keqi ditën e sulmit të bandave dhe të hordhive të VMRO-së që ia mësynë likuidimin e të gjithë deputetëve të shumicës parlamentare.

Kryetari i LR PDSH-së ka falënderuar Reisin dhe shoqëruesit e tij për këtë vizitë si dhe ka lutur që të shfrytëzohen autoritetet për të ndikuar deri te komuniteti mysliman dhe në veçanti tek shqiptarët që ta ruajnë gjakftohtësinë dhe mos të bien pre e këtyre provokimeve të shovenistëve vmroistë.


“Sot vizituam zotëri Zijadin Selën, i cili, ndonëse ishte më i lënduari, nga sulmet e bandave kriminale të VMRO-së, po ndjehet mjaft mirë.

I duhet edhe disa ditë përkujdesje mjekësore. I uruam shëndet dhe dalje sa më të shpejtë nga spitali, kurse, nga ky vend, shfrytëzojmë rastin që të apelojmë deri te organet e drejtësisë që sa më parë të identifikohen dhe t’i nënshtrohen procesit të gjykimit të gjithë banditët dhe dhunusit e parlamentarëve, të gazetarëve si dhe të vetë Parlamentit të Maqedonisë”, është shprehur Kryetari i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi.

[:]

Comments are closed.