[:al]Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi u prit nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Arbër Ademi [:]

[:al]Sot, Ministri i Ministrisë për Arsim dhe Shkencë, z. Arbër Ademi, ka pritur për një vizitë pune Reisul Ulemanë e BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepin, i shoqëruar nga sekretari gjeneral i BFI-së Irsal Jakupi dhe nga shefi i kabinetit, Muzemil Osmani, me ç’rast janë shoshitur një varg çështjesh që janë preokupim sidomos i BFI-së dhe vatrave të veta arsimore në raport me myslimanët e vendit. Nga Kreu i BFI-së, efendi Rexhepi, Ministrit Ademi i është kërkuar që të bëjë çmos për ta shtyrë deri në ndonjë mbledhje qeveritare mundësinë e akreditimit të Shkollës së Mesme “Medresea Isa Beu”-Shkup si dhe çështjen e finansimit të Fakultetit të Shkencave Islame. Ministri Ademi ka shprehur edhe një herë mirëkuptim të plotë për sa i përket shqetësimeve të Reisul Ulemasë së BFI-së dhe ka premtuar që do të angazhohet për realizimin e ksaj kërkese të arsyeshme e cila, pa dyshim që, tashmë shqyrtohet edhe si preukopim partiak i koalicionit qeveritar. Të dy palët janë pajtuar që takime të kësaj natyre të jenë më të shpeshta, gjithnjë në të mirë të interesave të përgjithshme të qytetarëve të Maqedonisë.

[maxgallery id=”10304″][:]

Comments are closed.