REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI NDEROHET ME TITULLIN “DOCTOR HONORIS CAUSA” NGA FAKULTETI I SHKENCAVE ISLAME NË SHKUP

REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI NDEROHET ME TITULLIN “DOCTOR HONORIS CAUSA” NGA FAKULTETI I SHKENCAVE ISLAME NË SHKUP Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup i akordoi titullin e lartë akademik “Doctor Honoris Causa” Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij të veçantë në fushën e fesë, arsimit, dijes, zhvillimit institucional dhe shërbimit ndaj komunitetit. Ceremonia solemne e ndarjes së këtij titulli prestigjioz u zhvillua në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, në prani të personaliteteve të larta të jetës publike dhe politike në vend, përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, drejtuesve të institucioneve fetare, profesorëve, akademikëve, studiuesve, përfaqësuesve të universiteteve, stafit akademik, si dhe mysafirëve të shumtë. Të pranishmit në këtë ngjarje i përshëndeti Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, i cili vlerësoi rëndësinë e këtij momenti të veçantë dhe theksoi rolin e Reisul Ulemasë në avancimin e arsimit islam, forcimin e institucioneve fetare dhe promovimin e vlerave të dijes, tolerancës dhe bashkëjetesës. Në emër të institucioneve shtetërore, të pranishmit i përshëndeti Drejtoresha e Komisionit për Marrëdhënie me Kishën dhe Bashkësitë Fetare, znj. Olivera Trajkovska, e cila vlerësoi rolin e institucioneve fetare në ndërtimin e dialogut, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit në shoqëri. Me një fjalim përshëndetës, të pranishmit i përshëndeti edhe Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Muftiu Naim ef. Tërnava, i cili shprehu urimet dhe përgëzimet e tij për Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai me rastin e marrjes së titullit të lartë akademik “Doctor Honoris Causa”. Ai vlerësoi kontributin e Reisul Ulemasë në fushën e fesë, arsimit dhe zhvillimit institucional, duke theksuar rëndësinë e dijes, edukimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve fetare në rajon. Prodekani i F.SH.I -së, Prof. Dr. Ziber Lata para të pranishmëve paraqiti një përmbledhje të shkurtër të biografisë së laureatit, duke u ndalur në rrugëtimin e tij arsimor, fetar dhe institucional, si dhe në kontributin e tij shumëvjeçar në shërbim të dijes, komunitetit dhe shoqërisë. Më pas, ish-dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Prof. Dr. Fuhrudin Ebibi, … Continue reading REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI NDEROHET ME TITULLIN “DOCTOR HONORIS CAUSA” NGA FAKULTETI I SHKENCAVE ISLAME NË SHKUP