REISUL ULEMA FILLOI AKTIVITETIN E TIJ ME VIZITËN INSTITUTIT “El FURKAN” NË LONDËR
Më datë 10 03 2023, një ditë para fillimit të Konferencës Botërore në Londër, Kryetari i BFI e RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga H.Ismet ef Ademi vizituan Institutin “Al Furkan” për studimin e trashigimisë së shkruar islame, Drejtor i tē cilit është teologu dhe aktivisti i mirënjohur nga vendi ynë Z. Sali Shasivarin, i cili bëri një pritje me respekt dhe nivel të lartë.
Z. Sali ef. Shasivari, si Drejtor i këtij Instituti dha një njoftim të hollësishëm për punën shkencore e kulturore të këtij Instituti të lartë, që le gjurma të jashtëzakonshme në prezentimin e Islamit në kryeqendrën e Britanisë së Madhe në Londër.
Me ketë rast, Kryetari i BFI dhe shoqëruesi i tij u njoftuan me veprat kapitale të kulturës islame në shumë vende, në veçanti në vendet e Ballkanit të botuara nga ky Institut, i cili tashmë ka arritur renome shkencore, jo vetëm në Londër, por edhe në vende tjera. Të njejtët Istitute veprojnë edhe në Xhedda të Arabisë Saudite dhe në Egjipt.
Përndryshe themelues i ketij Instituti është merhumi Shejh Ahmed Zekij Jemani, personalitet i mirënjohur dhe diplomat e spikatur i Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Reisul Ulema H. Hfz Shaqir ef. Fetai i falënderoi pa masë Z. Shasivarin për pritjen dhe njoftimin me këtë Institut të rëndësishëm islam dhe këmbyen mendime dhe përvoja të ndërsjella duke biseduar edhe për rrjedhat fetare dhe kulurore islame, dialogun me personalitete dhe institucione tē sferave të ndryshme, sfidat me të cilat ballafaqohen, konferencat ndërfetare si dhe zhvilimi dhe pozicioni i Islamit në shoqërinë britanike.
Përndryshe, Fondacioni Al-Furkan (i themeluar në vitin 1988, me seli në Londër) është institut i pavarur kërkimoro-shkencor, i cili, në vehte ngërthen tri qendra studimore, edhe atë: Qendrën për Studimin e Dorëshkrimeve Islame, Qendrën për Studime mbi Mekken dhe Medinen, si dhe Qendrën për Studimin e Objektivave të Larta të Islamit.
Instituti në fjalë, përveç selisë në Londër, ka edhe një degë / zyrë në Xhidde të Arabisë Saudite, si dhe një degë / zyrë në Kajro të Egjiptit.
Në fund Drejtorit të ketij Instituti i uruan shëndet dhe suksese të reja.
Zoti e bekoftë.
Comments are closed.