Reisul Ulema i BFI vizitoi Myftiun e sapozgjedhur të BIK-ut

[:al]Prishtinë, 07 nëntor – Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Haxhi Sulejman Rexhepin, me bashkëpunëtorët e tij, myftinj, drejtori i Medresesë dhe dekani i FSHI-së, kanë vizituar sot BIK-un, me qëllim për t’ia përcjellë urimet më të përzemërta H. Naim ef. Tërnavës me rastin e rizgjedhjes së tij për Myfti i këtij Institucioni fetar islam në Kosovë. Reisul Ulemaja uroi në emrin e tij personal, si dhe në emrin e Risajetit të BFI-së, Myftiun Tërnava duke lutur Zotin e Madhëruar që t’i japë shëndet dhe punë të suksesshme në udhëheqjen e BIK-ut. Ai shprehu bindjen se bashkëpunimi vëllazëror dhe konstruktiv ndërmjet dy Institucioneve do të vazhdojë edhe më tutje. Nga ana e tij, Myftiu Tërnava, falënderoi Reisul Ulemanë, Haxhi Sulejman Rexhepin për vizitën dhe urimet, duke shprehur gatishmërinë që institucioni i BIK-ut dhe ai i BFI-së të shtojnë edhe më bashkëpunimin ndërmjet tyre për të mirën e popullit.

[maxgallery id=”10112″][:]

Comments are closed.