[:al]Reisul Ulema i BFI-së viziton Myftininë e Shkupit[:]

[:al]Shkup, 10 janar – Sot, Reisul Ulema i BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi, ka vizituar Myftininë e Shkupit ku është pritur nga Myftiu Qenan ef. Ismaili si dhe nga operative e kësaj Myftinie. Me këtë rast, efendi Rexhepi ju ka uruar funksione dhe detyra të reja në këtë Myftini, e cila, meqë është më e madhja në vend, edhe problemet dhe angazhimet janë më të theksuara.

Janë diskutuar problemet si dhe prioritetet që i ka ky organ i BFI-së si dhe pikat prioritare që janë të ngërthyera në programin e Myftiut të ri si dhe në planet e kësaj Myftinie. “Përballja me sfidat dhe tejkalimi i tyre sa më lehtë është i mundshëm vetëm përmes unitetit, punës ekipore dhe angazhimit sistematik në zgjidhjen e problemeve. Përditësimi i aktiviteteve dhe angazhimi profesional është çelësi i sukseseve të një pune ekipore”, ka qenë sugjerimi vëllazëror që ua ka drejtuar Reisul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, ekipit të ri të Myftinisë së Shkupit.  

[maxgallery id=”8231″][:]

Comments are closed.