[:al]Reisul Ulema i BFI,-së vizitoi kryeparlamentarin z. Talat Xhaferin[:]

[:al]Reisul Ulema i BFI,-së vizitoi kryeparlamentarin z. Talat Xhaferin

Sot (06.06.2017), Reisul Ulema i BFI-së h. Sulejman ef. Rexhepi, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Irsal ef. Jakupi si dhe nga Mufti i Tetovës Qani ef. Nesimi dhe nga Myftiu i Gosrivarit Shaqir ef. Fetahu, u prit për vizitë zyrtare nga Kryetari i Parlamentit të Maqedoisë, Talat Xhaferi. Me këtëj rast efendi Rexhepi Kryeparlamentarit z. Xhaferit në emër të myslimanëve të Maqedonisë ia ka uruar postin e kryetarit te Parlamentit duke i uruar suksese dhe shëndet ne jetë. Gjithashtu, efendi Rexhepi i ka uruar zgjedhje parlamentare te shume problemeve qe e tangojnë BFI-në si dhe myslimanët e vendit.
Nga ana e vet, z. Xhaferi pasi ka shprehur falenderimet e veta për këtë vizitë kaq të ngrohtë, ka uruar në një bashkëpunim të ngushtë dhe gjithësesi në të mirë të qytetarëve të Maqedonisê, me theks të veçantë në të mirë të popullatës myslimane të vendit. Të dy palët kanë uruar që keto takime të jenë sa më të shpeshta dhe sa më të frytshme.

[:]

Comments are closed.