[:al]Reisul Ulema i BFI-së takon Drejtorin e departamentit për punë të jashtme pranë Dijanetit të Turqisë[:]

[:al]

Reisul Ulema i BFI-së në RM, H. Sulejman ef. Rexhepi, ka pritur në një takim pune, z. Erdall Atalaj, Drejtor i departamentit për punë të jashtme pranë Dijanetit të Turqisë. Gjatë kësaj vizite është diskutuar mbi përvojat dhe mënyrat e organizimit të jetës fetare islame tek diasporat respektabile, gjegjësisht ndër myslimanët që jetojnë dhe veprojnë në shtetet perëndimore dhe më gjërë.

Me këtë rast Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi ka folur mbi përpjekjet institucionale të BFI-së për ta organizuar jetën fetare në diasporën tonë, konform rregullave dhe ligjeve të shteteve dhe shoqërive ku jetojnë dhe veprojnë.

Mysafiri i lartë turk, z. Atalaj, ka ngelur shumë i kënaqur me angazhimet dhe përpjekjet e Institucionit tonë për ta zhvilluar sa më shumë jetën fetare islame në vend si dhe ka shprehur gatishmërinë për të qenë gjithmonë në krah të kësaj kauze që është e mira e përgjithshme për vendin, rajonin dhe më gjërë. Së bashku kanë konstatuar se bashkëpunimi i deritanishëm i

BFI-së dhe Dijanetit të Turiqsë është shumë i frytshëm dhe intensifikimi i gjithanshëm i këtij bashkëpunimi është i domosdoshëm.

[:]

Comments are closed.