[:al]Reisul Ulema i BFI-së përgëzohet nga bashkëpunëtorët, miqtë dhe shokët nga katër anët e botës[:]

[:al]Me rastin e dhënies së titullit “Kalorësi i Urdhërit të Skënderbeut” nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, këto ditë Reisul Ulema i BFi-së H. Sulejman ef. Rexhepi u vizitua nga një delegacion nga Kosova i udhëhequr nga Kryemyftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, H. Naim ef. Tërnava. Po ashtu, me këtë rast, efendi Rexhepi është vizituar nga shumë bashkëpunëtorë, nga shumë personalitete të vendit dhe nga jashtë, nga shumë miq e shokë, të cilët po shprehin dëshirë për ta përgëzuar për këtë dekorate shtetërore dhe kombëtare.

Urim dhe dëshirë e të gjithë vizitorëve është që Zoti t’i japë shëndet Kryetarit të BFI-së efendi Rexhepit dhe të na nderojë edhe më tej me të tilla suksese Institucionin, familjen, bashkëpunëtorët, shokët dhe mbarë shoqërinë tonë.

Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi nënvizon se ky Titull i akorduar nga Presidenti Ilir Meta, shpreh mirënjohje për mbarë shoqërinë tonë si dhe për devotshmërinë dhe sinqeritetin e tyre në raport me besimin dhe obligimet kombëtare.

[maxgallery id=”8377″][:]

Comments are closed.