Reisi vizitoi Qendrën për Organizimin e Garave Ndërkombëtare të Hifzit dhe Leximit të Kur’anit Famëlartë

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqi ef. Fetai, në shoqërinë e Myftiut të BFI Kumanovë H. Abedin ef. Imeri dhe Drejtorit të Sektorit për Marrëdhënie me Botën Arabe pranë BFI H. Ismet ef. Ademi, sipas protokollit zyrtar të vizitës së tyre në Emiratet e Bashkuara Arabe, u pritën nga udhëheqësit e Qendrës për Organizimin e Garave Ndërkombëtare të Hifzit dhe Leximit të Kur’anit Famëlartë. Në një ambient miqësor dhe të ngrohtë vëllazëror, delegacioni i BFI të RMV u njoftuan më nga afër me punën e kësaj Qendre si dhe mënyrën e organizimin e garave ndërkombëtare në hivz, poashtu edhe në leximin e Kuranit Famëlartë.
Pas diskutimeve të vazhdueshme me krerët e kësaj Qendre, Kreu i Bashkësisë Fetare Islame e RMV H. Hfz. Shaqir ef. Fetai bashkë me delegacionin në fjalë, morri vendim që nga viti i ardhshëm, në këto gara të marrin pjesë edhe garues-pjesëmarrës nga Bashkësia Fetare Islame e RMV. Delegacioni i BFI gjithashtu i njoftoi drejtuesit e qendrës më nga afër me aktivitetet e Myftinive të BFI në sferën e hifzit dhe më gjerë, si për atë të Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Kumanovës dhe myftinjve të tjera të BFI, si dhe u ofrua gatishmëria e bashkëpunimit me kwto institucione tw BFI në RMV.
Më pas delegacioni i lartë i Bashkësisë Fetare Islame vizituan ambientet e kësaj qendre, dhe eksponatet e ndryshme të ekspozuara si një nga pasuritë më të mëdha kulturore kombëtare të vendit nikoqir, përfshi këtu edhe Muzeun e Kohës së Pejgamberit Muhamedit a.s. i cili ishte mahnitës për vizitorët dhe të krijonte përshtypjen e afërsisë në kohën e Pejgamberit a.s..
Në fund, Përgjegjësi i Qendrës për Organizimin e Garave Ndërkombëtare të Hifzit dhe Leximit të Kuranit Famëlartë, delegacionit të BFI, gjegjësisht Kryetarit të saj, në shenjë respekti i ndau “Dekoratën e lartë ndërkombëtare të Dubait”, ndërsa Kreu i BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në emër të delegacionit të BFI, në emrin e Tij personal dhe në emër të BFI, falënderoi organizatorët për këtë pritje madhështore dhe shumë të rëndësishme për bashkëpunimin në të ardhmen.

Comments are closed.