Reisi vizitoi Ambasadorin e Republikës së Kosovës
Të martën më 13 Mars 2012 Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë, Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi i shoqëruar nga Sekretari Gjeneral i BFI-së h. Afrim ef. Tahiri i bënë një vizitë miqësore Ambasadorit të Republikës së Kosovës z. Skënder Durmishi me ç’rast biseduan rreth ngjarjeve të fundit në vendin tonë.
Fillimisht Reis ul Ulemaja H. Sulejman ef. Rexhepi e njoftoi Ambasadorin Durmishi me aktivitetet që po ndërmerr në vazhdimësi Bashkësia Fetare Islame për të qetësuar “gjakrat” pas ofendimeve që iu bënë Kuranit Fisnik dhe gruas muslimane në Karnevalin e Vevçanit, me çrast pasuan incidente shqetësuese të cilat ndikuan në tolerancën ndërfetare dhe ndëretnike në vendin tonë.
Fillimisht Ambasadori Durmishi e përgëzoi Reis ul Ulemanë, ef. Rexhepi dhe i shprehu mirënjohje për mënyrën se si Bashkësia Fetare Islame është duke u marrë me këto probleme në uljen e tensioneve ndërfetare dhe ndëretnike dhe porositi Reisin që edhe më tej të kontribuon në këtë mënyrë për tejkalimin e situatave të cilat mund të dëmtojnë bashkëjetesën në Maqedoni dhe të vazhdon të japë kontribut dhe të luajë rol pozitiv në drejtim të integrimit të shtetit në Strukturat Evro-Atlatntike.
Reisi u njoftua edhe për angazhimet të cilat po i bën Shteti Kosovar për njohje të reja dhe për këtë Ambasadori Durmishi shprehu optimizmin e tij se shumë shpejt Kosova do njihet edhe nga shtete të tjera.
Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi e falënderoi Ambasadorin, Durmishi për zemërgjerësinë dhe mikpritjen e tij si dhe për bashkëpunimin dhe për qëndrimet e njëjta në situata të ndryshme në rajon, por dhe për angazhimin gjithashtu në integrimin e Shtetit të Kosovës dhe njohjeve të reja nga shtete të cilat akoma nuk e kanë bë një gjë të tillë.
Prev Post
Next Post
Comments are closed.