Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

REISI TAKON PRESIDENTIN E BANKES SE GRUPIT NDERKOMBETAR TE VAKFIT

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i BFI, H. Irsal ef. Jakupi dhe Drejtori i Sektorit për Marrëdhënie me Botën Arabe, H. Ismet ef. Ademi, të mërkurën më 05.05.2021, priti në takim zyrtar Presidentin dhe themeluesin e Bankës së Grupit Ndërkombëtar të Vakëfit, z. Dato Abu Ubaidah Kemin, ekspert në fushën e menaxhimit me pronat e Vakwfit.
Fillimisht Kryetari i BFI Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e njoftoi mysafirin me aktivitetet e BFI si dhe mënyrët e menaxhimit të pronave të BFI.
Nga ana tjetër Presidenti dhe themeluesi i Bankës së Grupit Ndërkombëtar të Vakëfit, z. Dato Abu Ubaidah Kemin, i bëri një rezymë të grupit që ai e mënaxhon në lidhje me vakëfin, duke i ofruar Kreut të BFI këshilla dhe mundësi bashkëpunimi mes dy institucioneve në të ardhme, ku nuk përjashtohet edhe një seminar me ekspertë të kësaj lëmie që së shpejti do të vijnë nga Banka e Grupit Ndërkombëtar të Vakfit për zyrtarët e Bashkësië Fetare Islame, me qëllim të këmbehen eksperienca që në të ardhme të krijohet një klimë më e volitshme dhe të shfrytëzohet vakëfi në mënyrën më të mirë të mundshme në interes të BFI dhe islamit në përgjithësi.
Vakëfi është një institucion pronësor me nijet bamirës të patjetërsueshëm nën ligjin islam, që përgjithësisht përfshin dhurimin e një ndërtese, sipërfaqe toke apo asete të tjera për qëllime fetare apo bamirëse pa mëtuar që dhurimi i asetit të kthehet mbrapsht. Në kuptimin tradicional dhuruesi heq dorë vullnetarisht nga pasuria e tij dhe i lë në dorëzim të Allahut gjersa të ardhurat i le në shërbim të njerëzve dhe islamit.
Vakëfi ka karakter fetar, i cili ndihmon dhe zhvillon fenë. Mirëpo, pasi që feja Islame është fe universale, është fe e cila ka zbritur për të siguruar paqe, lumturi dhe prosperitet në këtë Botë dhe fitimin e Xhenetit në botën tjëtër, edhe në të kaluarën, por edhe në ditët e sotme vakëfet janë institucion edhe për nevojat e njerëzimit në përgjithësi, siç janë ndërtimi i urave, rrugëve, banjave publike, hoteleve pa pagesë etj. Dispozita e vakëfit është “afrim tek Allahu”, fitim i kënaqësisë së Allahut dhe shpëtim në botën tjetër. Vakëfi është ndër veprat nga të cilat njeriu edhe pas vdekjes fiton shpërblime (sevape), derisa prej atij vakëfi përfitojnë njerëzit, kafshët apo shpendët.
Pra, vakëf është institucionalizimi i bamirësisë me qëllim për t’iu dhënë vazhdimësi dhurimit, ndihmës dhe bamirësisë si shfaqje të mëshirës, dhembshurisë dhe dashurisë ndaj krijesave për hir të Krijuesit.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni