Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Reisi takon nënkryetarin e ALKIG-ut

Të martën, më datë 25 Gusht 2020, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, u.d. Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai priti në vizitë Nënkryetarin e ALKIG-ut Komunitetit Shqiptar pranë Bashkësisë Islame të Austrisë de njëherit Imam i mirënjohur i Qendrës Kulturore Islame “Ikre” në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë, z. Usame ef. Alimin. Në këtë takim, Reisin e shoqëronte Myftiu i nderuar i Myftinisë së BFI Strugë, Mr. Salim ef. Sulejmani.
Gjatë takimit, hollësisht u bisedua për organizimin e jetës fetare në Vjenë e përgjithësisht në Austri, pas së cilës Reisul Ulemasë i la përshtypje të madhe organizimi serioz dhe i lartë i jetës fetare në këtë vend evropian, e në veçanti në Qendrën Kulturore Islame “Ikre”. Nga biseda u konstatua se Qendrat Islame, prijësit fetar dhe besimtarët, fuqishëm janë në shërbim të prezantimit të Islamit si aktualitet bashkëkohor që i prinë Paqes dhe solidaritetit reciprok, duke luajtur njëherit rolin e ambasadorëve të rëndësishëm të vendit, popullit dhe besimit tonë në qendër të Evropës. Është edhe një vlerë tjetër e vendit tonë qe Usame ef. Alimi është edhe anëtar i Këshillit pêr Fetva pranë Bashkësisë Islame të Austrisē.
Në vazhdim e sipër të bisedës, Kryetari i BFI, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e njoftoi mysafirin e nderuar me ndryshimet në Bashkësinë Fetare Islame në RMV dhe vizionin që ka kjo bashkësi për të ardhmen e organizimit të jetës fetare në vend dhe përpjekjet e të gjithëve për një Bashkësi të shëndoshë drejt prezantimit të Islamit në rrjedhat e kohës.
Bashkërisht u konfirmua vendosshmëria e përbashkët për një bashkëpunim edhe më të fuqishëm në shërbim të prezantimit të vlerave islame për mirëqenien e bashkatdhetarëve tanë kudo që janë dhe veprojnë. E tek sa u bisedua për bashkatdhetarët, theks i veçantë iu vu edhe shqetësimeve për shëndetin e aktivistit të mirënjohur H. Sadik Sadikun në Austri dhe njëkohësisht u bë lutje tek Allahu Fuqiplotë për shërim sa më tē shpejt të tij.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni