Reisi takon mbarështuesit e pronave shtetërore

Reisi takon mbarështuesit e pronave shtetërore

Më 18 dhjetor, 2019, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, ka pritur në Kabinetin e vet në Shkup revizoren e brendshme të Shoqatës Aksionare për Mbarështimin e Hapësirave Afariste në Pronësi të Shtetit mr. Nada Temellkovska dhe këshilltarin e SHA-së, prof. dipl. Xhevat Iseni.
Kreu i myslimanëve të Maqedonisë së Veriut dhe dy punonjësit e lartë të shoqatës aksionare që kujdeset për hapësirat afariste në pronësi të RMV-së kanë biseduar në një atmosferë mjaft miqësore për të gjitha problemet pronësore-juridike që ka BFI me Shoqatën Aksionare për Mbarështim me Hapësirat Afariste në Pronësi të Shtetit, duke paraqitur vështirësitë e ndërsjella në këtë mes dhe mundësitë e zgjidhjes së tyre në dobi të të dyja palëve.
Me këtë rast është rënë dakord për vazhdimin e takimeve të këtij lloji në të ardhmen, pastaj për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh e shumëpalësh etj.

Comments are closed.