Reisi takon Drejtorin e Shëndetit Publik

Reisi takon Drejtorin e Shëndetit Publik

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, ka takuar më 25 dhjetor, 2019, Drejtorin e ISHP Qendra e Shëndetit Publik – Shkup, z. Arben Ziberi.
Të dy bashkëbiseduesit kanë trajtuar çështjet nga sfera e shëndetësisë që kanë të bëjnë me besimtarët myslimanë të kryeqytetit, por dhe më gjerë. Me këtë rast janë shoshitur të gjitha problemet e kësaj sfere, me mundësinë për gjetjen e zgjidhjeve për tejkalimin e tyre në interes të vetë qytetarëve, por dhe të institucioneve gjegjëse.
Thuhet në Kuran: “Dhe, kur ajo (barra, vështirësia – shën.) rëndohet, ata të dy (burri dhe gruaja shën.) i luten Allahut, Zotit të tyre: ‘Nëse na dhuron pasardhës të shëndoshë, do të të jemi vërtet mirënjohës!’” (El-A‘râf: 189) Islami prej kohësh i ka kushtuar dhe i kushton rëndësi të veçantë shëndetit të popullit, të besimtarëve, ndërsa në Maqedoninë e Veriut, mbikëqyrës i këtij obligimi është BFI dhe vetë kreu i saj, Reis’ul-Ulemaja.

Drejtori i Institucionit Shëndetësor Publik dhe Kryetari i BFI-së kanë rënë dakord për vazhdimin e dialogut dhe për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh e shumëpalësh në tema me interes për të gjithë qytetarët.

Comments are closed.