REISI TAKOI UDHËHEQËSIT E INSTITUTIT PËR TRASHËGIMINË SHPIRTËRORE E KULTURORE TË SHQIPTARËVE

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të hënën më 31.05.2021, në selinë e Rijasetit të BFI, i shoqëruar nga Drejtori i Sektorit për Arsim dhe Shkencë pranë Rijasetit të BFI Prof. Jusuf ef. Zimeri dhe Sekretarit të Përgjithshëm të BFI H. Irsal ef. Jakupi, i priti në një vizitë zyrtare Dr.  Skender Asani – Drejtor i Institutit për Trashëgiminë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, Dr. Sevdail Demiri – Kryetar i Këshillit të Institutit për Trashëgiminë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve dhe Dr. Zeqiria Ibrahimi anëtar i Këshillit të Institutit për Trashëgiminë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve.

Në këtë takim Reisul Ulema i njoftoi mysafirët e çmuar me ecurinë e Bashkësisë Fetare Islame, sfidat dhe peripecitë me të cilat përballet ky institucion. Ai gjithashtu i njoftoi edhe për planet që parashihen të realizohen në të ardhmen, duke e çuar kështu institucionin fetar islam drejt një ardhmërie më të përparuar për komunitetin mysliman në vend dhe diasporë si dhe për shoqërinë në përgjithësi.

Të dyja palët diskutuan edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes dy institucioneve në të ardhmen.

Nga ana e tyre, mysafirët e falënderuan Kryetarin e BFI për kohën dhe mikpritjen. Ata e vlerësuan lartë  punën e palodhshme e të frytshme të Reisul Ulemasë dhe i dëshiruan atij shëndet të mirë dhe shumë suksese në udhëheqjen e këtij institucioni më të lartë islam në vend.

Me këtë rast Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai u dhuroi mysafirëve tre botimet e fundit të librave të botuara nga Bashkësia Fetare Islame.

 

Comments are closed.