Reisi takoi liderët fetar islam të Ballkanit

Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi më 18.08.2011 në lokalet e BFI takoi liderët e bashkësive fetare islame të Ballkanit duke filluar nga Turqia, Greqia, Bullgaria deri tek Mali i Zi dhe Kosova.

takim-lid1

Meqë mbramë ishin në iftar të përbashkët në Aleksandar Palas të organizuar nga Partia Demokratike Turke, liderët e BFI shprehën dëshirë që sot me protokol të vijnë në vizitë në BFI. “ Gjatë këtij takimi neve biseduam për atmosferën e muajit të bekuar të Ramazanit nëpër të gjitha shtetet e Ballkanit, mënyrën se si dhe në çfarë aspektesh organizohet jeta fetare gjatë këtij muaji të bekuar në vendet nga edhe vijn liderët e Bashkësive Islame të Ballkanit”- shtoi mes tjerash Reis Ulema i BFI.H. Sulejman ef. Rexhepi në vazhdën e deklaratës së tij dhënë për mediat e shkruara dhe elektronike theksoi se:” Takimet e këtilla janë të nevojshme dhe profitabile nga të cilat mësojmë mbi gjendjen e përgjithshme dhe atmosferën fetare në Ballkan. Liderët e BFI për herë të dytë këtë viti vizitojnë Bashkësinë Fetare Islame në R.M gjegjësisht herën e parë ishin këtu kur BFI organizoi Takimin e V të liderëve fetarë të Ballkanit, ndërsa kësaj rradhe për të bërë iftar në këtë muaj të bekuar të Ramazanit”.
takim-lid2
Foto nga iftari i përbashkët i Reis Ulema, H. Sulejman ef. REXHEPI me liderët fetar të Ballkanit të organizuar nga Partia Demokratike Turke në Aleksandar Palas, 17.08.2011

Comments are closed.