Reisi takoi Kryetarin e Këshillit Botëror të Komuniteteve Muslimane Botërore në Dubai

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut H. Hfz. Shqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Myftiu i BFI Kumanovë H. Abedin ef. Imeri dhe Drejtori i Sektorit për marrëdhënie me Botën Islame pranë BFI H. Ismet ef. Ademi, të Hënën më 14.09.2020, realizuan takimin e parë zyrtar në Emiratet e Bashkuara Arabe me Kryetarin e Këshillit Botëror tê Komuniteteve Muslimane Botërore Dr. Ali Rashid En Nuajmi.
Takimi u realizua në Dubai, me një pritje të ngrohtë e vëllazërore, me një protokoll të veçantë. Delegacioni i BFI i shprehu falënderime nikoqirit për ftesën e bërë dhe mbi të tjera për situatën e përgjithshme të rrjedhave të kohës, si dhe prezantimin e vlerave islame konform kohës dhe vendit.
Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për një bashkëpunim të ndërsjellë në sfera të ndryshme, si organizimi i konferencave të ndryshme, këmbimi i përvojave reciproke, si dhe vizitave të ndërsjella. Kryetarin e këtij Këshilli, delegacioni i lartë i BFI e njoftoi me organizimin e jetës fetare, institucionet fetaro arsimore – medresetë, Fakultetin e Shkencave Islame, si dhe shumë sfera tjera.
Gjithashtu, delegacioni i BFI është falënderues edhe për kontributin e madh të Ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me seli në Ebu Dabi, Z. Abdulkadër Mehmedi, i cili me të arritur delegacioni jonë në Dubai, i ndërmori të gjitha masat për një menaxhim të nivelit të lartë të këtij takimi.
Ditët në vijim, delegacioni i BFI do të vazhdon me vizita nëpër institute tjera të rëndësishme, ndërsa në Dubai do të qëndrojnë 5 ditë, deri të premten.

Comments are closed.