Reisi takohet me Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Vakfit

Kryetari i BFI të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, sot u takua me Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Vakfit z. Burhan Ersoy.
Në takim u diskutua për shumë çështje të rëndësishme pë besimtarët e dy vendeve dhe projektet që mund të realizohen në të ardhmen.
Marrë parasysh se kjo drejtori ka kryer projekte të ndryshme në Maqedoninë e Veriut në dobi të besimtarëve, Reis Ulemaja i dhuroi Drejtorit një dhuratë simbolike në emër të Bashkësisë Fetare Islame.

Comments are closed.