Të premten më 09.01.2015 Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame H. Sulejman ef. Rexhepi e priti në një takim lamtumirë Ambasadorin e SHBA-ve në Shkup, ekselencën e tij Paul Volers. Fillimisht Reisul Ulemaja i BFI-së e falënderoi Ambasadorin Amerikan për bashkëpunimin e ndërsjellë gjatë këtyre tre viteve të kaluara, për zgjidhjen e shumë problemeve, edhe pse një numër i konsiderueshëm i tyre akoma kanë mbetur për tu zgjidhur, siç është rasti me xhaminë e fshatit Llazhec, xhaminë e Manastirit, xhamia Husamedin në Shtip si dhe më e rëndësishmja Çarshi xhamia e Prilepit. Vlen të theksohet rasti i xhamisë Husamedin, ku Shteti ka bërë shitjen e saj dikujt tjetër. Rasti më i fundit është edhe toka për ndërtimin e selisë së BFI-në në kala, ku institucioni fetar Islam punoi katër vite radhazi për të plotësuar dokumentacionin dhe në fund ajo iu shit dikujt tjetër, një njeriu të afërt me Qeverinë. Pas këtyre opstruksioneve dhe padrejtësive, Bashkësia Fetare Islame nuk ka më vullnet për bashkëpunim me këtë pushtet.
“Ne si institucion gjithmonë kemi qenë për bashkëjetesë dhe gjithmonë kemi bërë apel për qetësimin e situatave. Por edhe përkundër kësaj, nga pushteti nuk kemi marrë as edhe një faleminderit të vogël”, tha mes Tjerash Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi.
Reisi Rexhepi shprehu pakënaqësinë e tij edhe ndaj pushtetit ligjor, i cili është i politizuar deri në atë masë saqë nuk ke ku të drejtohesh për drejtësi. “Nga ana tjetër vendi ynë po zhytet në një ter informativ, ku mediumet proqeveritare në mënyre simfonike bëjnë hajka të bazuara në interesa të qeveritarëve, ndërsa vërtetësia është në plan të dytë për ta. Mungesa e profesionalizmit, por edhe ajo e financave i shtyn mediumet të jenë në shërbim të pushtetit, ndërsa ata që janë kundër, e pësojnë keq. Kemi shume raste konkrete në këtë drejtim.
Sidoqoftë shpresa është ajo që na shtyn të mendojmë për ditë më të mira”, tha mes tjerash Reisul Ulemaja.
Nga ana tjetër, Ambasadori Volers e falënderoi Reisin për bashkëpunimin dhe lidershipin e treguar gjatë këtij mandati, si dhe për fjalimet, shkrimet dhe qëndrimet të cilat ndonjëherë kanë ngjallur reagime, por kjo është pjesë e veprimit të një lideri të vërtetë, edhe pse në të shumtën e rasteve qëndrimet e Reisit kanë ndikuar në qetësimin e situatave të ndryshme por edhe në nxjerrjen e vërtetës në opinion.
“Jam koshient që nuk i kemi zgjidhur të gjitha problemet, por një numër të madh prej tyre i kemi zgjedhur”, tha mes tjerash Ambasadori Volers, i cili shtoi se: “Problemet janë si bari, sapo ta heqësh njërin, del tjetri. Juve si Kryetar dhe Institucionin tuaj do ta mbaj mend deri sa të jem gjallë, si institucion i cili gjithmonë ka dëshiruar Paqe dhe ka vepruar për të”.
Më pas, Reisul Ulema në shenjë mirënjohje dhe kujtimi, i dhuroi Ambasadorit Volers, një plakë me Kuranin Famëlartë, me qëllim që sa herë ta shikon atë, ti kujtohet Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë.
Reisi takim lamtumirës me Ambasadorin Volers
Prev Post
Next Post
Comments are closed.