Reisi Rexhepi dhe Ministri Kuçi ndanë subvencione për Kompanitë që kanë implementu Hallall Standard

Reisi Rexhepi dhe Ministri Kuçi ndanë subvencione për Kompanitë që kanë implementu Hallall Standard

Të hënën më datë 31 Tetor, në ambijentet e Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, në prezencën e Ministrit të Ekonomisë z. Driton Kuçi bashkë me operativën e tij dhe Drejtorit të Agjencionit për Hallall Standard, Muhamer ef. Veseli, bënë ndarrjen e subvencione për Kompanitë që kanë implementu Hallall Standard Hallall për gjashtë kompani të cilat kanë përmbushur kriteret dhe kanë aplikuar për implementimin e këtij Standardi, në konkursin e shpallur më 18 Shkurt të 2016 nga Ministria e Ekonomisë.
Fillimisht Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Sulejman efendi Rexhepi, përshëndeti Ministrin Kuçi, të gjithë përfaqësuesit e kompanive që nga sot e tutje do të mbartin shenjën e Hallall Standardit në prodhimet e tyre, si dhe mediumet që në numër të madh kishin ardhur ta ndjekin këtë ngjarje. Reisi Rexhepi gjithashtu foli edhe rreth rëndësisë së standardit Hallall dhe interesimit të madh të kompanive në suaza botërore për ta implikuar këtë standard me qëllim që të konkurron në tregjet botërore dhe falënderoi Ministrin e Ekonomisë z. Driton Kuçi dhe dikasterin që udhëheq ai, për përkrahjen ndaj BFI dhe kompanive gjatë këtyre katër viteve të fundit, si dhe u dëshiroi suksese të mëtejme të gjitha kompanive që sot kanë Certifikatën për Hallall Standard.
“Objektivi kryesor i këtij subvencionimi nga ana e Ministrisë së Ekonomisë dhe nxitjes që bën BFI ndaj kompanive të ndryshme që ta aplikojnë për Standard Hallall është që të përmirësohet konkurrenca dhe të hapen mundësitë për të hyrë në tregje të reja. Futja e këtij sistemi në prodhimin e ushqimeve është një garanci më tepër se konsumatori do të përfiton ushqim më të shëndetshëm dhe shërbim më kualitativ”, tha mes tjerash Reisul Ulema efendi Rexhepi.
Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi, në fjalimin e tij, fillimisht falënderoi Ekselencën e tij Reisul Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepi dhe të pranishmit, e më pas foli rreth konkursit.
“Pas thirrjes publike në Shkurt të 2016 i cili zgjati deri në Maj të 2016, u paraqitën gjashtë kompani të interesuara për të konkurruar në këtë proces të certifikimit, të cilat janë shqyrtuar nga Komisioni dhe për kënaqësinë time të madhe, të gjitha gjashtë aplikacionet u miratuan dhe për të njëjtët do të ndahen 1062000 (një milion e gjashtëdhjetë e dy mijë) denarë”, tha Ministri Kuçi i cili më tej shtoi se: “Gjatë tre viteve të fundit (2014, 2015 dhe 2016), prej kur certifikimin me sistemin hallall e bën Agjencioni për Standard Hallall në Maqedoni, i cili është nën ombrellën e BFIM, Ministria e Ekonomisë ka bashkë-financuar kostot e futjes në certifikimin e Sistemit Hallall të 25 kompanive dhe për këtë qëllim janë shpenzuar fondet në vlerë prej rreth 5 milionë denarëve”.
Ministria e Ekonomisë parasheh që gjatë vitit të ardhshëm të vazhdojë me subvencionimin, për ç’qëllim janë ndarë 1.4 milion denarë dhe sipas nevojës dhe interesimit të kompanive kjo shumë edhe mund të rritet.
Nga ana tjetër, Drejtori i Agjencisë së Hallall Standardit Muhamer ef. Veseli, foli edhe për konkurrencën e madhe gjatë konkursit, dhe tregoi se në fillim kanë treguar interes edhe shumë kompani të tjera, por për shkak të mos plotësimit të kushteve, kryesisht mos shlyerja e obligimeve ndaj shtetit, certifikatat e tyre do të mbeten për një kohë tjetër.
“Shfrytëzoj rastin që si sektor përkatës që funksionon në kurdër të Bashkësisë Fetare Islame, Ministrit të Ekonomisë z. Kuçi, t’i falënderohemi sinqerisht për mënyrën, apo formën për stimulimin e gjitha kompanive që dëshirojnë ta implementojnë Standardin Hallall, si dhe t’i kërkojmë që sipas mundësive, për ndërmarjet e vogla subvencionet të jenë në masë qind për qind, me qëllim të stimulimit të veprimtarive prodhuese sipas kritereve të Standardit Hallall, kjo në veçanti për bukëpjekësit”, theksoi ef. Veseli.
Sipas ligjit fetar islam, hallall do të thotë “diçka që lejohet”, por edhe shumë më gjerë hallall do të thotë cilësi e madhe e produkteve dhe shërbimeve. Duke pasur parasysh se tregu global Hallall është vlerësuar në 650 miliardë dollarë, ndërsa ai Evropian në 66 miliardë dollarë në vit, ofron një mundësi të madhe për kompanitë e vendit që të bëhej pjesëmarrëse të një nga tregjet me rritje më të lartë në Botë.
Të nënvizojmë faktin që ky vit është i katërti me radhë që kur Ministria e Ekonomisë ka nisur të ndajë subvencionet në masë 70 përqind për kompanitë të cilat implementojnë Standardin Hallall. Kompanitë që përfituan certifikatën Halla për këtë vit janë: Aneta Kompani – Shkup, Via Prom – Ohër, Hit 73 Kamenjane – Bogovinjë, Vitaminka – Prilep, Kendi Dooel – Shkup, Gudas Mit – Shkup.
halal1

halal2

halal3

halal4

halal5

Comments are closed.