Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Reisi pret në takim Ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe zëvendësin e tij Nazim Bushi

(Shq. Мкд)

Reis Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai takohet me Ministrin e Punëve të Brendshme z. Oliver Spasovski dhe zv. Ministrin z. Nazim Bushi

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të enjten më 14.01.2021, në selinë e Rijasetit të BFI, e priti në një takim zyrtar Ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut z. Oliver Spasovski dhe zv. Ministrin e Punëve të Brendshme z. Nazim Bushi.

Fillimisht, Ministri i Punëve të Brendshme të RMV z. Oliver Spasovski e uroi Reisul Ulemanë për zgjedhjen në postin drejtues – Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame në RMV dhe i dëshiroi shëndet dhe suksese në udhëheqjen e këtij institucioni.

Në vazhdim, ai falënderoi Reisin dhe gjithë muftinjtë e BFI të RMV për ndihmën e parezervë dhe angazhimin maksimal në luftën kundër pandemisë së Korona Virusit në vendin tonë.

Gjithashtu, z. Spasovski potencoi se BFI ka bërë një punë të madhe edhe në përballjen me ekstremizmin e dhunshëm. Ai tha se në rrethana të ndryshme, nga qarqe të ndryshme, tentohet që ekstremizmi dhe terrorizmi ti vishet fesë Islame, por që në fakt, kjo nuk është e vërtetë, sepse Islami është fe e Paqes dhe se nuk ka asgjë të përbashkët mes ekstremizmit dhe terrorizmit me Islamin.

Pas kësaj Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i falënderoi Ministrin e Punëve të Brendshme z. Oliver Spasovski dhe zv. Ministrin e Punëve të Brendshme z. Nazim Bushi për vizitën, urimet dhe dëshirat e sinqerta.

Ai gjithashtu nga afër i njoftoi mysafirët me punën dhe aktivitetet e BFI si dhe me planet që ka për të ardhmen ky institucion fetar.

______

Седба на Реисот со Министерот Спасовски и заменик министерот Буши

Претседателот на Исламската Верска Заедница во Република Северна Македонија, Х. Хфз. Шаќир еф. Фетаи, во четвртокот, на 14 јануари 2021 година, во седиштето на Ријасетот на ИВЗ, на официјална средба го прими Министерот за Внатрешни Работи на Република Северна Македонија, г. Оливер Спасовски и заменик Министеот за Внатрешни Работи г. Назим Буши.

Првично, Министерот за Внатрешни Работи на РСМ, г. Оливер Спасовски му честиташе на Реисул Улема за изборот на лидерската позиција – Претседател на Исламската Верска Заедница во РСМ и му посака здравје и успех во водењето на оваа институција и им се заблагодари на Реисот и на сите муфтии на ИВЗ во РСМ за нивната безрезервна помош и максимална посветеност на борбата против пандемијата на вирусот Корона во нашата земја.

Исто така, г. Спасовски истакна дека ИВЗ заврши голема работа во справувањето со насилниот екстремизам. Тој рече дека во различни околности, од различни кругови, се обидуваа да и го припишат екстремизмот и тероризмот на исламската религијата, но дека всушност, тоа не е точно, бидејќи Исламот е религија на мирот и дека нема ништо заедничко помеѓу екстремизмот и тероризам со Исламот.

По ова Реисул Улема Х.Хфз. Шаќир еф. Фетаи им се заблагодари на Министерот за Внатрешни Работи, г. Оливер Спасовски и на неговиот заменик г. Назим Буши за посетата, честитки и искрените желби. Тој исто така ги информираше Министрите за работата и активностите на ИВЗ, како и за плановите што оваа верска институција ги има за во иднина.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni