Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, mori pjesë në seminarin online të organizuar nga Këshilli Botëror i Bashkësive Islame me në krye kryetarin e tij, Dr. Alij Rashid Nuajmijj ku u fol për shoqëritë muslimane të Evropës Juglindore.
Në takim mori pjesë kryetari i KBBI, Dr. Alij Rashid Nuajmijj, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar ef. Spahiu dhe përfaqësues të bashkësive islame të rajonit.
Përveç Reis Ulemasë nga Maqedonia e Veriut morën pjesë edhe Dr. Islam Islami – profesor në SHMI “Medreseja Isa Beu” – Shkup, Dr. Muhamed Ali – ligjërues në Universitetin e Sharikas dhe Dr. Mesut Idriz – ligjërues në Universitetin e Sharikas dhe udhëheqës i seminarit
Reis Ulemaja u drejtua të pranishmëve me një fjalë përshëndetëse në të cilën pasi përshëndeti nismën dhe organizimin e qëlluar, foli për zhvillimin e Islamit në trojet tona që nga ardhja e tij me perandorinë osmane dhe sfidat me të cilat ballafaqohen sot këto shoqëri në kohët moderne.
Comments are closed.