Reisi në Seminarin kushtuar hatibëve

Reisi në Seminarin kushtuar hatibëve

Më 30 nëntor – 1 dhjetor, në Hotel Radika të Mavrovës Myftinia e Shkupit ka organizuar seminarin dyditor me temë “Ligjërimi në xhami kundrejt realitetit bashkëkohor”, në të cilin kanë marrë pjesë mbi 100 hatibë që shërbejnë nëpër xhamitë e qytetit dhe të fshatrave përreth.

Në ditën e dytë fjala e rastit i ka takuar Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili mes tjerash ka folur mbi rëndësinë e unifikimit të qëndrimeve të të gjithë hatibëve, sepse – ka thënë ai – duke qenë të bashkuar, arrijmë suksesin e përbashkët. Veçmas kësaj, një hatib i ngritur profesionalisht dhe i dëshmuar si personalitet është pasqyra e besimtarëve dhe ka ndikimin e vet në ngritjen intelektuale të popullit dhe këtu qëndron shpjegimi se përse duhet t’i kushtohet rëndësi arsimimit të tij.

Në fund Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi ka përgëzuar Myftiun e Myftinisë së Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, dhe bashkëpunëtorët e tij për realizimin e këtij seminari mjaft të rëndësishëm dhe të nevojshëm për hatibët e Shkupit dhe ka shprehur gatishmërinë për përkrahje dhe mbështetje të vazhdueshme nga ana e tij dhe e institucionit të BFI-së.

Comments are closed.