Reisi në doktorimin e Berat Deharit

Reisi në doktorimin e Berat Deharit

Më 5 mars, 2020, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, ka marrë pjesë në ceremoninë e doktorimit të zv/drejtorit të NP “Pyjet Kombëtare”, z. Berat Dehari, në Universitetin American College (UACS) në Shkup. Kreu i myslimanëve të Maqedonisë së Veriut është dashamirës i flaktë i arsimit, ka marrë pjesë rregullisht në ngjarje dhe aktivitete të ngjashme, ndërsa kjo e fundit ka pasur për bazë inspirimet e ardhura nga Garat e Para Kuranore, të organizuara me shumë sukses në dy ditët më parë.
Mbrojtja e doktoratës është bërë në Qendrën Kulturore-Informative në Shkup, ndërsa tema ka qenë: “Satisfaksioni në punë dhe sjellja e punonjësve në administratën publike – studim krahasues që fokusohet në Policinë Financiare”. Berat Dehari më parë, për shumë vjet, ka qenë zv/drejtor i Policisë Financiare të RMV.
Me këtë rast, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi është shoqëruar nga më shumë bashkëpunëtorë të Kabinetit.

Comments are closed.