Reisi mysafir nderi për 100 vjetorin e Islamit në Hungari

Reisi mysafir nderi për 100 vjetorin e Islamit në Hungari
Të mërkurën më 18 Janar, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema Haxhi Sulejman efendi Rexhepi, në shoqërinë e Sekretarit të Përgjithshëm të BFI, H. Irsal ef. Jakupi, priti në vizitë zyrtare Ambasadorin e Hungarisë në Shkup, Ekselencën e tij Dr. Laszlo Dux të shoqëruar nga zëvendës Ambasadori z. Gyula Somogyi.
Gjatë takimit të dyja palët biseduan rreth gjendjes aktuale në vend dhe veçanërisht u fol për funksionimin e Bashkësisë Fetare Islame dhe organizimin e jetës fetare islame në vend dhe jashtë. Theks i veçantë iu vu mos kthimit të pronave të BFI, me ç’rast Ambasadori Dux tregoi interes të veçantë për të dëgjuar eksperiencat tona, sepse edhe një pjesë e minoritetit hungarez që jeton në Serbi dhe Rumani përballet me probleme të ngjashme.
Reisi i bëri një përshkrim të BFI-së dhe i sqaroi se si funksionojnë organet e ndryshme të BFI. Ambasadori Hungarez e falënderoi Reisin Rexhepi për angazhimin e tij Personal në aspektin e ngritjes së vetëdijes së popullatës në qetësimin e gjendjeve të ndërlikuara dhe përballjen me ekstremizmin e dhunshëm, për të cilin tha se kishte lexuar në shumë raporte të ndryshme ndërkombëtare.
“Për këtë arsye kam ardhur t’ju ftoj si mysafir i nderit në manifestimin solemn organizuar për 100 vjetorin e pranimit të Islamit si Fe e njohur në vendin tonë (Hungari), që do të mbahet në Shkup”, tha mes tjerash Ekselenca e tij dr. Laszlo Dux.
Nga ana e Tij, Reisul Ulela H. Sulejman ef. Rexhepi pranoi me kënaqësi ftesën që të jetë mysafir nderi dhe të mban një fjalim në këtë eveniment të rëndësishëm, i shoqëruar me Drejtorin e Medresesë Isa Beu dhe Dekanin e Fakultetit të Shkencave Islame së bashku me një grup studentësh.

18.01.2016
Shkup
hungari

hungari1

Comments are closed.