Reisi me Veteranët e Kosovës

Reisi me Veteranët e Kosovës

Më 18 shkurt, 2020, në Prishtinë janë takuar Veteranët e Luftës. Në selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së ka qenë i pranishëm edhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, me bashkëpunëtorë.
Me mbledhjen ka kryesuar Hysni Gucati, Kryetar i OVL të UÇK-së. Është biseduar për zhvillimet e reja politike në Republikën e Kosovës, pas formimit të qeverisë së re, dhe për format dhe mundësitë e bashkëpunimit të kësaj shoqate me strukturat e reja qeveritare në zhvillimin e shtetit të Kosovës.
Kryetari i myslimanëve të Maqedonisë së Veriut, h. Sulejman ef. Rexhepi, ka çmuar lart kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka uruar 12-vjetorin e Pavarësisë dhe është shprehur i gatshëm për të ndihmuar në ngritjen e të gjitha hallkave të shtetësisë së Kosovës. Kontributi i OVL-UÇK-së në këtë drejtim – ka thënë ai – është i mirëseardhur për tërë Republikën e Kosovës dhe për rajonin në përgjithësi.
OVL-UÇK e Republikës së Kosovës me këtë rast ka ndarë edhe mirënjohje për veprimtarë të ndryshëm, në mënyrë të veçantë për kontributin e tyre gjatë Luftës për çlirimin e Kosovës nga thundra serbe. Kështu, me mirënjohje janë nderuar tre personalitete: prof. dr. Skënder Kodra, z. Avdil Rexhepi dhe z. Zekerija Islami.

Comments are closed.