Reisi fali xhumanë në Xhaminë e Larme
“Do të jemi gjithmonë pranë dhe me besimtarët tanë” ishte një nga premtimet e para që i bëri H. Hfz. Shaqir ef. Fetai pas marrjes së postit u.d. Reisul Ulema – Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Andaj në këtë frymë, ashtu siç edhe premtoi, Reisi i ri vazhdon ti vizitojë xhamitë e ndryshme të vendit. Këtë Xhuma, më datë 19.06.2020, nën organizimin e Myftinisë së BFI Tetovë, gjegjësisht Myftiut prof. Dr. Qani ef. Nesimi, u organizua falja e xhumasë nga Reisul Ulemaja në një nga xhamitë më të bukura dhe më të vjetra të kësaj Muftinie, Xhaminë e Larme.
Fillimisht Kryetari i BFI u.d. Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai falënderoi operativën e Muftinisë së BFI Tetovë me në krye Myftiun e nderuar prof. Dr.Qani ef. Nesimi, ndërsa theks të veçantë i vendosi falënderimit ndaj xhematin shembullor të qytetit të Tetovës, të cilët gjithmonë kanë dëshmuar dhe ditur që më zemërgjerësi dhe besnikëri ta mbrojnë islamin dhe vlerat madhore të kësaj feje paqësore.
Në fjalimin e Tij drejtua xhematit, Kryetari i BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i njoftoi të pranishmit më ndryshimet që kanë filluar në Bashkësinë Fetare Islame si dhe për frymën e re dhe udhëheqësinë që ka marrë mbi supe udhëheqjen dhe drejtimin e institucionit më të vjetër në vend. Për sa i përket organizimit dhe udhëheqjes së BFI, Reisul Ulema Shaqir ef. Fetahu tha: “Kemi marrë mbi supe amanetin dhe përgjegjësi për ta lëvizur drejtë Bashkësinë Fetare Islame, andaj organizimi serioz dhe sa më i mirë i jetës fetare dhe prezantimi dinjitoz i Islamit janë një detyrim dhe obligim për ne, andaj me vetëdije të lartë ju premtoj se BFI gjithmonë do të jetë në shërbim të besimtarëve, dhe sa më afër porosive të Zotit, besimit në Zot, besimi në respektin ndaj njëri tjetrit, ngritjen e vetëdijes tek respekti mes njerëzve, e në këtë mënyrë, ti japim Institucionit kompetencën që e ka, pra të arrijmë deri tek zemrat e besimtarëve dhe tek ta të mbjellim ndjenjën më të lartë që quhet njerëzorja, moralja shpirtërorja dhe edukimi i vetëdijes njerëzore. Institucioni jonë na detyron të kemi vetëdije të madhe, sepse me organizim të shëndoshë brenda institucionit tonë, ne prezantojmë vlerat e Islamit në vend e veçanërisht në Evropë dhe Ballkan.
Më tej, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai foli edhe për rrezikun që paraqitet nga Pandemia me virusin Korona, pra Kovid 19. Ai edhe një herë bëri thirrje për besimtarët që të jenë shumë të kujdesshëm dhe ti respektojnë në përpikëri udhëzimet e dala nga organet kompetente shëndetësore. “Është detyrë e çdo myslimani që ta mbrojë veten e vet së pari, më të dashurit e tyre, por edhe shoqërinë, duke zbatuar udhëzimet që kanë për qëllim parandalimin e Kovid 19. Nuk mund të sillemi në mënyrë të papërgjegjshme në një kohë kur nga ne kërkohet që të jemi vigjilent dhe të veprojmë me përgjegjësi, andaj ju bëj thirrje që të jemi shumë të kujdesshëm në këtë drejtim” tha mes tjerash Kryetari i BFI.
Për sa i përket historikut të Xhamisë së Larme (Alaca Camii), ajo ndryshe është e njohur edhe si Xhamia e Pashës, është një xhami në Tetovë, e ndërtuar për të parën herë në vitin 1495 dhe e rindërtuar më vonë në vitin 1833 nga Abdurrahman Pasha. Rreth saj gjenden edhe objektet e tjera të arkitekturës fetare islame dhe civile, të rëndësishme për vlerat estetiko-artistike dhe për vulën historike që mbajnë.
Xhamia është ndërtuar më 1495 kurse e rindërtuar nga themeli dhe e zgjeruar më 1833 nga ana e Abdurrahman Pashës, biri i Rexhep Pashës, që janë mbrojtësit e Tetovës, të cilët kanë qenë edhe dashamirë të mëdhenj të artit. Të gjitha këto të dhëna i kuptojmë nga mbishkrimi i ruajtur mbi hyrjen në xhami si dhe nga nishani i varrit i cili ruhet në tylben ndërtuar në oborrin e xhamisë. Këta pashallarë të njohur që kanë vepruar në Tetovë në gjysmën e parë të shekullit XIX e kanë ndërtuar dhe rindërtuar kalanë e qytetit dhe Arabati Baba teqen. Në tylben tetë anësore janë varrosur zonjat Hurshide dhe Mensure. E para ka vdekur më 1534. Për to supozohet se kanë qenë donatorë të xhamisë së mëparshme nga shekulli XV. Në afërsi të xhamisë gjendet edhe shatërvani, i cili ka pasur funksion të dyfishtë: për të marrë abdest para namazit dhe si zeshme për nevojat e popullatës së Tetovës.
Comments are closed.