Transmetohet nga Othmani (r.a.) se Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë: “Më i miri nga ju është ai i cili e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve.” (Buhariu)
SHMI “Medreseja Isa Beu” Shkup nxori dhe një hafëz të ri të Kurani-Qerimit, në Xhaminë e Medresesë “Isa Beu” Shkup ku u bë dëgjimi i mbrojtjes së hifzit nga hafëzi i ri dhe njëkohësisht nxënësi i kësaj vatre arsimore, Evzal Sinani, nxënës i klasës IV.
Evzal Sinani hifzin e ka filluar në medresenë “Isa Beu”, para profesorëve të Kuranit, prof. Shafi Osmani dhe prof. Sheval Azizi dhe krahas suksesit të tij të shkëlqyeshëm që tregoi në mësime, arriti që me sukses të përfundojë edhe Hifzin.
Promovimi i hafëzit të ri është bërë para Komisionit të formuar nga Rijaseti i BFI, në përbërje të hafëzave: Hfz.Dr. Abaj Jahja, Hfz. Shafi Osmani dhe Hfz. Sheval Azizi.
Gjatë ceremonisë së dhënies së diplomës së Hivzit, ishte prezent Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi në shoqërinë e Sekretarit Gjeneral të Bashkësisë Fetare Islame H. Afrim ef. Tahiri. Pas përfundimit të vargjeve të fundit të Kuranit Famëlartë, në praninë e nxënësve të medresesë Isa Beu dhe stafit drejtues të kësaj vatre arsimore, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi ia dhuroi Diplomën e Hivzit dhe një kopje të Kuranit Fisnik si dhe një libër personal, hafëzit Evzal Sinani duke i dëshiruar që të vazhdon ta mbrojë dhe kultivojë përjetësisht librin e Allahut Fuqiplotë dhe porosinë e Pejgamberit (s.a.v.s.) i cili siç transmetohet nga Othmani (r.a.) ka thënë: “Më i miri nga ju është ai i cili e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve.” (Buhariu)
Comments are closed.