[:al]Reisi dekoroi Kryeparlamentarin Xhaferi me titullin “Myfti Vehbi Dibra”[:]

[:al]Në inaugurimin historik të Medresesë Isa Beu Paraleles së Shtrirë të vajzave në Gostivar, që u bë më datë 27.09.2017, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi dekoroi Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Talat Xhaferi me çmimin më të lartë me të cilin dekorohen publikisht personalitete që kanë dhënë kontribut të veçanta në avancimin e çështjeve fetare si dhe tejkalimin e problemeve që tangojnë muslimanët e vendit. Dekorimit i parapriu një shpjegim nga moderatori i manifestimit të ceremonisë së inaugurimit, i cili shpjegoi se ky çmim duhej të jepej gjatë Manifestimit Qendror të Akademisë Solemne Hixhri 1439 organizuar nga Bashkësisë Fetare Islame dhe nën përkujdesjen e Reisul Ulemasë, por për shkaqe se kjo akademi solemne koincidoi me një zhvillim politik në Kuvendin e RM-së ku po debatohej mbi Ligjin për Gjuhën Shqipe, debat ky që zgjati deri në orët e hershme të mëngjesit. Kjo ishte arsyeja se pse Kryetari i Kuvendit të RM, z. Talat Xhaferi, nuk arriti të jetë prezent dhe të dekorohet në akademinë solemne kushtuar Hixhretit të sivjetmë. Disa ditë më parë do “portale” paçavure, të kontrolluar e të sponsorizuar nga puçistët që tashmë janë shndërruar në armiq të hapur të BFI-së dhe minimizues të çështjeve kombëtare, u munduan që ta përfolën tërë atë program madhështor të organizuar nga BFI nën patronatin e Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rxhepit, kushtuar Ngjarjes Historike Islame, Hixhretit. Tashmë këta puçistë shpifjen dhe gënjeshtrën e kanë ngritur në profesion të tyre, kurse dështimin fatal e kanë ngritur në dëshirën më të madhe të tyre. Shpifja e tyre e radhës ishte se gjoja z. Xhaferi ka refuzuar ta pranojë këtë çmim, madje duke gënjyer rëndë dhe implikuar edhe shërbimet për informim të Kuvendit me ç’rast do ti shtojnë edhe një krim mbi supet e tyre. Nëntoka puçiste u mundua që të shpifë e të gënjejë lidhur me këtë rast, duke përfolur e duke u thirrur rrejshëm edhe kinse në deklarata nga Kabineti i Kryetarit të Kuvendit. Por këtyre personave të papërgjegjshëm dhe të pamoralshëm iu bë gjithçka e qartë në momentin kur Reisul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepit, dekoroi Kryetarin e Kuvendit të RM, z. Talat Xhaferi, me rastin e inaugurimit të objektit të Medresesë Isa Beu, për femra, në Gostivar me ç’rast atyre që merren me shpifje dashakeqe u dërgoi një “selam” duke ua kujtuar se “Pejgamberi ynë, Muhamedi a.s. në grupin e njerëzve më të ligë e më të shpifur i fuste sidomos ata njerëz që merreshin me bartje të llafeve dhe me shtrembërim total gjatë bartjes së tyre. Të tillët e kanë të meritueshëm mallkimin dhe ndëshkimin e Allahut Fuqiplotë”. Thonë që gënjeshtra i ka këmbët e shkurta, por që, puçistët tashmë aq shumë e kanë tepruar me gënjeshtra e trillime sa që, kanë filluar të zvarriten si skraja.[:]

Comments are closed.