Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

REIS ULEMAJA NË DUA HATMEJE NË FSHATIN DEBRESHT TË MUFTINISË SË PRILEPIT

Shq / Мкд

REIS ULEMAJA NË DUA HATMEJE NË FSHATIN DEBRESHT TË MUFTINISË SË PRILEPIT

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, sot, më 27.03.2021, mori pjesë në Dua Hatmeje në Xhaminë Battal të fshatit Debresht, Komuna e Dollnenit në Muftininë e BFI – Prilep.

Në prezencë të nikoqirit, Muftiut të Muftinisë së BFI – Prilep,H. Shefket ef. Imeri, dhe i shoqëruar nga Drejtori i Sektorit Fetaro Arsimor pranë BFI – Prof. Jusuf ef. Zimeri, Sekretari Gjeneral i BFI – H. Irsal ef. Jakupi, Muftiu i Kërçovës – Mr. Qamil ef. Rushiti, Muftiu i Strugës – Mr. Salim ef. Sulejmani, Muftiu i Manastirit – H. Amit ef. Rasimi dhe shumë hoxhallarë e figura tjera, Reis Ulemaja prezantoi për të kremtuar veprën madhore të 21 nxënësve që përfunduan hatmen e Kur’anit Fisnik në duart e mualimit të xhamisë H. Sadettin ef. Azizoski.

Programi u hap me një ashere të Kur’anit nga H. Demirali ef. Limani – imami i xhamisë – dhe u udhëhoq nga Muhamed ef. Gaziu.
Moderatori pastaj ftoi Muftiun e Muftinisë së BFI – Prilep, H. Shefket ef. Imerin i cili në fjalën e tij u shpreh shumë i kënaqur nga kjo arritje e madhe dhe përgëzoi përzemërsisht imamin e xhamisë dhe në veçanti mualimin Sadettin ef. Azizoski për sakrificën e madhe dhe kontributin që ka dhënë në nxjerrjen e 21 filizave që kanë përfunduar leximin e Kur’anit Famëlartë dhe kanë përfunduar shkallën e parë të mësimbesimit islam.
Ai, mbi të gjitha, falënderoi Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetain, për prezencën e tij dhe për faktin se gjithmonë përkrah nismat fisnike dhe jep mbështetjen e tij për të gjitha muftinitë sa herë që është e nevojshme.

Pas Muftiut, fjala e rastit iu dha Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetait, i cili pasi falënderoi Zotin për mirësitë e mëdha që i shijojmë dhe çoi salavate mbi Muhammedin a.s. dhe ndjekësit e tij, përshëndeti ceremoninë e bekuar dhe uroi fillimisht Mufti H. Shefket ef. Imerin, pastaj edhe mualimin Sadettin ef. Azizoskin për suksesin e madh.
Ai, theksoi, se kjo vepër është një punë e madhe që është vazhdimësi e trashëgimisë së Muhammedit a.s. i cili na ka mësuar se më i miri ndër ne është ai që e mëson Kur’anin dhe ua mëson atë të tjerëve. Për mualimin e nderuar, Kryetari përkujtoi se puna e tij e madhe është puna e Xhibrilit dhe Muhammedit a.s. ngaqë ata dy janë mësuesit e parë të Kur’anit Famëlartë dhe ndjekja e tyre është bereqet në vete dhe krenari për të dy botët.

Pas fjalës së Reis Ulemasë duanë e hatmes e bëri Muftiu i Muftinisë së BFI – Strugë, Mr. Salim ef. Sulejmani.

Vlen të theksohet se Muftinia e Prilepit është një pjesë shumë e rëndësishme e tërësisë së muftinive të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut dhe sukseset e arritura janë mburrje dhe kënaqësi për të gjithë besimtarët e vendit.

_______

РЕИС УЛЕМА ПРИСУСТУВАШЕ ВО ЦЕРЕМОНИЈА НА ХАТИМ ДОВА ВО СЕЛО ДЕБРЕШТЕ – ПРИЛЕПСКО МУФТИСТВО

Претседателот на Исламската Верска Заедница на РСМ, Реисул Улема Х. Хфз. Шаќир еф. Фетаи, во сабота, 27.03.2021 година, учествуваше на Хатим Дова во Батал Џамијата во село Дебреште, општина Долнени – Прилепско Муфтиство.

Во присуство на домаќинот, муфтијата на Муфтиството на ИВЗ – Прилеп, Х. Шефкет еф. Имери, а придружувен од директорот на Верско Образовниот Сектор при ИВЗ – проф. Јусуф еф. Зимери, Генералниот Секретар на ИВЗ – Х. Ирсал еф. Јакупи, Кичевскиот Муфтија – М-р. Ќамил еф. Рушити, Струшкиот Муфтија – М-р. Салим еф. Сулејмани, Битолскиот Муфтија – Х. Амит еф. Расими, и многу други имами и фигури, Претседателот присуствуваше за да го прослави овој голем настан по повод завршувањето на читањето на Чесниот Куран (хатим) од 21 ученик, во рацете на муалимот на џамијата Х. Садетин еф. Азизоски.

Програмата се отвори со рецитирање на дел од Куранот од страна на Х. Демирали еф. Лимани – имамот на џамијата – и беше предводен од Мухамед еф. Газиу.
По отворањето, модераторот го покани муфтијата на Прилепското Муфтиство, Х. Шефкет еф. Имери, кој во својот говор изрази огромно задоволство за ова големо достигнување и срдечно му честиташе на имамот на џамијата и особено на муалимот Садетин еф. Азизоски за големиот придонес што го даде за учениците што го завршија рецитирањето на Светиот Куран и го завршија првиот степен на исламското учење.
Тој, пред сè, му се заблагодари на Претседателот на Исламската Верска Заедница на РСМ, Реисул Улема Х. Хфз. Шаќир еф. Фетаи, за неговото присуство и за фактот дека тој секогаш ги подржува благородните иницијативи и им дава поддршка на сите муфтии кога и да е потребно.

По муфтијата, зборот го зеде Претседателот Фетаи, кој откако му се заблагодари на Бога за големите благослови што ги уживаме и испрати салавати за Мухамед а.с. и неговите следбеници, ја поздрави блажената церемонија и прво му честита на муфтијата Х. Шефкет еф. Имери, потоа и на имамот на џамијата а посебно на муалимот Садетин еф. Азизоски за големиот успех.
Тој нагласи дека ова дело е големо дело што претставува продолжение на наследството на Мухамед а.с. кој не научи дека најдобриот од нас е оној што го учи Куранот и го учи на другите. За почесниот муалим, Претседателот потсети дека неговото големо дело е дело на Џибрил и Мухамед а.с. бидејќи тие се првите учители на Славниот Куран, и нивното следење е благослов сам по себе и извор на гордост за двата света.

По говорот на Реис Улема, хатим довата ја направи муфтијата на Струшкото Муфтиство, М-р. Салим еф. Сулејмани.

Вреди да се спомне дека Прилепското Муфтиство е многу важен дел од Муфтиствата на Исламската Верска Заедница на Северна Македонија и постигнатите успеси се гордост и задоволство за сите верници во земјата.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni