Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

REIS ULEMAJA DHE KRERËT TJERË FETARË NË TAKIM TE KRYEMINISTRI I SHTETIT

REIS ULEMAJA DHE KRERËT TJERË FETARË NË TAKIM TE KRYEMINISTRI I SHTETIT

Reisul Ulema i BFI të RMV, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, prezantoi sot, më 8 prill 2021, në takim te Kryeministri i RMV, z. Zoran Zaev. Në takimin e përbashkët me krerët e bashkësive fetare, Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Maqedonase, z.z. Stefan dhe biskupin e Kishës Katolike, D-r. Kiro Stojanov, prezent ishte edhe Drejtori i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze, z. Darijan Sotiroski.

Çështja e parë që u diskutua ishte gjendja aktuale dhe mjaft kritike që vjen si pasojë e përkeqësimit të gjendjes me virusin korona. U vendos që përkushtimi për mbrojtjen nga virusi të vazhdojë me të njëjtin intensitet nga ana e bashkësive fetare dhe të apelohet te popullata të vazhdojnë kujdesin me qëllim parandalimin e shpërndarjes së mëtutjeshme të virusit.
Pikë diskutimi ishte edhe vaksinimi, me ç’rast Kryeministri kërkoi nga liderët shpirtërorë të thirrin njerëzit të vaksinohen sa më shumë. Po ashtu, u premtua që nëpunësve fetarë do u mundësohet vaksinimi sa më shpejt që të jetë e mundur.

Liderët fetarë me Kryeministrin, krahas situatës aktuale dhe vaksinimit, diskutuan edhe për disa çështje të ndryshme duke filluar nga lënda e Etikës së Religjioneve. Paraprakisht, të gjithë liderët i kanë dërguar një shkresë zyrtare Kryeministrit në të cilën kërkojnë që kjo lëndë, marrë parasysh ndikimin e madh pozitiv që ka në edukimin e nxënësve, të përfshihet në më shumë klasë, e jo vetëm në klasën e pestë, andaj kjo çështje ishte pikë diskutimi dhe Kryeministri shprehu përkrahjen dhe vlerësimin e tij për impaktin pozitiv që ka kjo lëndë.

Reis Ulemaja para Kryeministrit shprehu shqetësimin e tij me rastin e përjashtimit të studentëve, që kanë të mbaruar medresenë, nga disa fakultete shtetërore dhe kërkoi që ky problem të zgjidhet. Kryeministri premtoi që kjo çështje do zgjidhet shumë shpejt dhe studentët do kthehen në fakultete.

E ndërlidhur me këtë çështje dhe shumë me rëndësi, është edhe çështja e akreditimit të shkollave të mesme fetare. Vendi ynë ende nuk i ka të akredituara shkollat e mesme fetare dhe një projekt i përbashkët me qeverinë është në vijim për zgjidhjen e këtij problemi përfundimisht. Krerët fetarë kërkuan njëzëri nga Kryeministri që kësaj çështjeje t’i jepet zgjidhja adekuate përfundimtare.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni