REIS ULEMAJA DHE DELEGACIONI I BFI NIS AGJENDËN E VIZITËS NË ZVICËR ME FALJEN E NAMAZIT TË XHUMASË
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Zvicër, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Drejtori për Diasporë, Dr. Selver ef. Xhemaili, Drejtori i OH “Hilal”, H. Fadil ef. Ramadani, dhe Shefi i Kabinetit të Reis Ulemasë, Evzal ef. Sinani, në kuadër të vizitës që ia bëjnë Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, sot vizituan xhamitë e Cyrihut për namaz të xhumasë.
Reis Ulemaja për xhuma ishte mysafir dhe i priu xhematit të xhamisë së Bashkësisë Islame Shqiptare në Cyrih te hoxha i nderuar H. Nebi ef. Rexhepi.
Drejtori për Diasporë pranë BFI të RMV ishte mysafir në xhaminë e shqiptarëve në Schwamendingen te hoxha i nderuar H. Fahrudin ef. Bunjaku.
Drejtori i OH “Hilal” ishte mysafir i hoxhës së nderuar Mr. Ferid ef. Zeqiri në xhaminë e Regensdorfit.
Shefi i Kabinetit të Reis Ulemasë ishte mysafir në xhaminë Ikre në Brüttisellen ku është në shërbim aktualisht hoxha i nderuar Jeton ef. Idrizi.
Ky ishte aktiviteti i parë i delegacionit që qëndron disa ditë në Zvicër me ftesë nga KMSh i Zvicrës.
Comments are closed.