Reis Ulema takoi përfaqësuesit e TIKA

Aktivitetet e Bashkësisë Fetare Islame në aspektin e trashigimisë kulturore Islame në Maqedoni dhe të mbrojtjes së saj, në kontinuitet janë përkrahur nga Qeveria e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan, ambasada turke në Shkup dhe organizatat qeveritare Turke.
Kësaj rradhe kreun e BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi e vizituan Mehmet Sureya Er, zv/Drejtor i TIKA, përgjegjës për Ballkanin, i cili ishte i shoqëruar nga Ali Mazkani ish-koordinator i TIKA për Maqedoni si dhe Ebu Bekir Çelik koordinator aktual i TIKA në Shkup.
dsc02874
dsc02878
Reis Ulema, ef. Rexhepi u dëshiroi mirëseardhje dhe i njoftoi përfaqësuesit e TIKA lidhur me trashigiminë kulturore islame dhe kontributin e BFI që bënë në drejtim të rruajtjes së monumenteve dhe objekteve fetare me karakter islam. Ndërsa, nga ana tjetër z Sureya Er shprehi falënderime kreut të BFI-së për mikëpritjen dhe bashkëpunimin që ka BFI, si institucion dhe TIKA në të kaluarën dhe në të ardhmen.

Comments are closed.