Reis Ulema i BFI-së viziton grevistët në Kumanovë

logo
Njoftim: Delegacion i lartë i Bashkësisë Fetare Islame në R.M, në krye me Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi sot vizituan grevistët në Kumanovë.
Grevistët për disa ditë me rradhë janë në këtë gjendje sigurisht që  nga dita në ditë po keqësohet edhe gjendja e tyre shëndetësore, një nga rastet më të rënda regjistrohet se është gjendja e kryetari të IGFM-së, Idriz Sinani dhe babait të dy djemëve nga Manastiri që janë dënuar me nga 10 vite burg, Adem Klenj. Kjo grevë urie është për disa ditë me rradhë për shkak të aktvendimeve të padrejta nga instancat gjyqësore të maqedonisë ndaj rasteve të dhjetrave shqiptarëve nëpër burgje. Me këtë rast Reis ul Ulema u bënë thirrje të gjitha institucioneve të vendit dhe ato ndërkombëtare që të merren hapat e duhur dhe konkrete që sa më shpejt të bëhet lirimi i të burgosurve të pafajshëm të cilët janë të dënuar pa kurrfarë dëshmie dhe fakti.

Comments are closed.