Reis ul Ulema takoi znj.Natalya Drozd

Më 16.05.2012, në selin e Bashkësisë Fetare Islame të RM, Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi zhvilloi takim me znj.Natalya Drozd , nënkryetare e missioni OSBE në Shkup dhe Domeniko Alboneti, asistent i lartë politik.
Në këtë takim Reis ul Ulema i BFI-së, ef. Rexhepi  e njoftoi znj. Natalya Drozd për veprimtarinë institucionale dhe aktivitetet e Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë. Mes tjerash ajo u njoftua edhe për institucionet edukativo-arsimore të BFI-së, për pronat, zhvillimin e jetës fetare islame në vend si dhe për problemet me të cilat ballafaqohet BFI.
dsc03348
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për ngjarjet e fundit në vend, të cilat kanë   sjellur mjaft momente tendecioze. Krimin e organizuar dhe kriminalitetin e dënojm si gjithmonë, megjithatë neve nuk duhet të etiketojm veprën e dikujt me ngjyrë fetare. Kemi individ dhe grupe që nën ombrellën e Islamit tentojnë t’i arsyetojnë veprimet e tyre të cilat realisht nuk kanë të bëjnë fare me Islamin. Veprime radikaliste realizojnë edhe besimtarë të feve tjera si ato ortodokse dhe katolike, etj, andaj asnjëherë nuk kemi akuzuar fenë, por se kemi dënuar veprën e personit që ka kryer.  Radikalizëm në kuptimin islam nuk ka dhe se BFI nuk mund të pajtohet me deklaratat  në këtë rast të Ministrisë së Punëve të Brendshme e cila ka ofenduar rëndë ndjenjat e myslimanëve të këtij vendi.
Përndryshe krimin, veprat kriminale BFI i dënon dhe se njerëzit që ushtrojnë gjithashtu i dënon, por organet duhet të jenë të kujdesshme dhe të dalin para opinionit me fakte të fuqishme, e jo me deklarata jobindëse të cilat reflektuan negativisht tek besimtarët mysliman. Deklaratat e tilla sigurisht se ngacmojnë ndjenjat fetare dhe të njejtat arrijtën që të nxisin tensione dhe të vjen në shprehje urrejtja ndërfetare dhe ndëretnike.
Megjithatë, Reis ul Ulema ef. Rexhepi i njoftoi lidhur me qëndrimin që ka Bashkësia Fetare Islame për këto ngjarje si dhe arsyen se pse ndodhin këto incidente si dukuri e përditshme dhe sipas vlerësimeve të Kreut të BFI-së, ndodhitë e fundit janë rezultat dhe pasojë e një politike diskriminuese e cila me projektet e saja vazhdimisht provokon ndjenjat fetare, në veçanti nderin e gruas myslimane, gjë e cila ndikon në bashkëjetesën në aspektin etnik, kulturor dhe fetar. Përndryshe konstatimi i përbashkëit ishte se nuk duhet gjithmon të flitet për pasojat siç janë rastet e fundit, por prej tani e tutje duhet të flasim për shkaqet të cilat i nxisin tensionet ndëretnike dhe ndërfetare.

Comments are closed.