Reis ul Ulema takoi Zlatko Karamariç

Më 22.05.2012, në selin e Bashkësisë Fetare Islame të RM, Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi zhvilloi  takim me ambasadorin e Kroacisë në Shkup, Zlatko Karamariç.
Në këtë takim Reis ul Ulema i BFI-së, ef. Rexhepi  e njoftoi z Karamariç për veprimtarinë institucionale dhe aktivitetet e Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë. Mes tjerash ai u njoftua edhe për institucionet edukativo-arsimore të BFI-së, për pronat, zhvillimin e jetës fetare islame në vend si dhe për qendrat Islame në diasporë.
dsc03422
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për ngjarjet e fundit në vend, të cilat kanë sjellur mjaft tensione. Reis ul Ulema vlerësoi se në shtete ku kemi shumë kultura dhe fe, aty nuk duhet ngacmuar ndjenjat fetare. BFI në kontinuitet ka qenë e diskriminuar, në kontinuitet janë dëmtuar xhamitë dhe prona e myslimanëve, në organizime siç ishte Karnavali i Vevçanit ku u fyen gjërat më të shenjta Islame.
Politika aktuale që po realizohet nga kjo qeveri është në dëm të këtij shteti dhe se pakënaqësit mund të shfaqen edhe më tepër nga qytetarët e këtij vendi. Gjithashtu u diskutua edhe për vrasjen e fundit ku ef. Rexhepi dënoi aktin e kryer por gjithashtu kërkoi që organet relevante të jenë të matura kur paraqiten para mediave të cilët pastaj njoftojnë opinionin e gjërë për qëndrimet e institucioneve kompetente. Deklaratat e tilla sigurisht se ngacmojnë ndjenjat fetare dhe të njejtat arrijtën që të nxisin tensione dhe të vjen në shprehje urrejtja ndërfetare dhe ndëretnike.
 dsc03423
Nga ana tjetër ambasadori, Karamariç vlerësoi qëndrimet e BFI dhe gjithashtu porositi që edhe më tej ky institucion fetar të kontribuojë pozitivisht për interesat e qytetarëve të këtij shteti, pasi që BFI posedon kredibilitet ndërkombëtar dhe autoritet të gjithanshëm. Mbetemi me shpres se do të kemi vizita të ndërsjellta dhe me çdo respekt ju presim në ambasadën e R. Kroacisë.

Comments are closed.