Reis ul Ulema takoi Wohlers

Reis ul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame, H. Sulejman ef. Rexhepi zhvilloi takim me Paul D. Wohlers, ambasador i SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë.
Kreu i BFI-së, ef. Rexhepi njoftoi, z. Wohlers, për ecurin e këtij institucioni, për pronën e BFI-së, por gjithashtu për procesin e denacionalizimit  i cili është duke u zvarritur dhe se kthimi i pronës hasë në probleme. Reis Ulema gjithashtu kërkoi që të jetësohet iniciativa e ish-ambasadorit amerikan Riker, i cili kishte premtuar rindërtimin e Çarshi xhamis në Prilep, xhamis në fshatin Lazhec. Por gjithashtu i është bërë e njohur ambasadorit amerikan se BFI nuk do të dorëzohet përderisa nuk i rindërton dhe i kthen në jetë gjegjësisht në përdorim të gjitha xhamitë.
Në anën tjetër, ambasadori i SHBA-ve, Wohlers shprehi falënderime për pritjen që i bëri kreu i BFI-së. Ai theksoi se edhe më tej do të vazhdojë bashkëpunimin me BFI-në, por duke nënvizuar se raportet e mira dhe të fuqishme që kanë ambasada amerikane në Shkup me Bashkësinë Fetare Islame edhe më tej do të jenë të këtij niveli, por gjithashtu theksoi se e gjithë ajo që është premtuar nga ambasadorët e mëparshëm do të realizohet.

DSC02423   DSC02426    DSC02430

Comments are closed.