Reis ul Ulema takoi Ralf Breth

Më 13.02.2013, në selin e Bashkësisë Fetare Islame të RM, Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi zhvilloi takim me Ambasadorin Ralf Breth, Udhëheqës i misionit të OSBE në Shkup, të shoqëruar nga Këshilltari i tij dhe Shef i Departamentit Politik dhe Raportues, z. Xhejms De Vit.
Në këtë takim Reis ul Ulema i BFI-së, ef. Rexhepi e njoftoi z. Breth për veprimtarinë institucionale dhe aktivitetet e Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë. Mes tjerash ai u njoftua edhe për sfidat me të cilat ballafaqohet BFI, diskriminimi, moskthimi i pronës, zhvillimin e jetës fetare islame në vend si dhe për problemet me të cilat ballafaqohet aktualisht BFI. Në këtë takim theks i veçantë iu dha çështjes së xhamisë Burmali, e cila është një element që me të vërtet na tangon që të gjithëve. Edhe përkundër faktit që BFI ka dorëzuar shumë kërkesa deri tek institucionet përkatëse, për fat të keq deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje pozitive.
Të gjitha vendimet Qeveritare janë rezultat dhe pasojë e një politike diskriminuese e cila me projektet e saja vazhdimisht provokon ndjenjat fetare të myslimanëve, gjë e cila ndikon në bashkëjetesën si në aspektin etnik, kulturor dhe fetar. Qeveria e Kryeministrit Gruevski është duke luajtur një lojë shumë të rrezikshme, i cili është nisur në atë drejtim që të mos e përfill interesin e qytetarëve të saj mysliman dhe t’i përgjigjet kërkesës së një biznesmeni grek, shtet i cili akoma po pengon integrimin e Maqedonisë në të gjitha strukturat ndërkombëtare. Reis ul Ulema përsëriti qëndrimin e tij dhe të institucionit BFI-së se:“ Vetëm dheu mbi sy do të më detyroj ta harroj xhamin Burmali.”
Në anën tjetër z. Breth shprehi shqetësimin e tij për problemet me të cilat ballafaqohet BFI dhe shoqëria myslimane në këtë vend. Maqedonia është vend multikonfesional dhe multikultuor andaj duhet pasur kujdes me ndjenjat e qytetarëve, ngase ngacmimi i tyre mund të sjell edhe ngritjen e tensioneve përmasat e të cilave mund të kenë përfundim trashanik për vendin.
1 2

Comments are closed.