Reis ul Ulema takoi përfaqësues të BIZH

fotoo1Në selinë e BFI, Reis ul Ulema takoi Gassam Muhamed el- Merzuk përfaqësues të Bankës Islame për Zhvillim (BIZH) nga Xheddeja, i cili ishte i  shoqëruar nga një bashkëpunëtor institucional të cilët vijnë nga departamenti i ndihmave speciale. BFI deri më tani nuk ka pasur ndonjë veprim konkret me këtë departament, por përfaqësuesit në fjalë të këtij departamenti  kanë pasur veprime konkrete me individ, shoqata të individëve nga të cilët nuk ishin të kënaqur. Nga ky takim BFI u ftua që të hedh hapin per realizimin e projekteve te reja dhe të fillon institucionalizimin e gjërave. Parimisht Reis ul Ulema përkujtoi një projekt që së shpejti ka plane të jetësoj, bëhet fjalë për lokacionin apo projektin e Qendrës Islame Kulturore Islame në Kala të Shkupit për të cilën këta përfaqësues treguan gadishmëri që të bashkëpunojnë me BFI për realizimin e këtij projekti i cili është me peshë dhe rëndësi të madhe për BFI dhe myslimanët e këtij nënqielli.

 

8 Nëntor 2013

Comments are closed.