Reis ul Ulema takoi përfaqësues nga Qevria e Dubait

musafir1Në selinë e BFI, Reis ul Ulema takoi përfaqësues të Qeverisë së Dubait, Departamentit për çështje fetare dhe humanitare. BFI ka hartuar protokol në të cilin janë kyçur mysafirët dhe për të realizuar gjithë atë që përmban protokoli në fjalë. Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi mysafirët i njoftoi me veprimtarinë dhe funksionimin e Bashkësisë Fetare Islame i cili merret me organizimin dhe zhvillimin e jetës fetare Islame në vend. Kreu i BFI gjithashtu bëri edhe një rezyme të Institucioneve edukativo arsimore siç janë: Medreseja Isa Beu me të gjitha paralelet e saja si dhe Fakutetin e Shkencave Islame. BFI është institucion shekullor dhe me traditë që kujdeset për çështjen fetare dhe fatin e myslimanëve në këtë nënqiell, andaj bashkëpunimi i këtij institucioni me gjithë institucionet relevante është të ndihmojë çështjen fetare. Përfaqësuesit qeveritar kishin sjell vërtetim në shenjë falënderimi për kreun dhe institucionin BFI, por gjithashtu shprehën falënderime për pritjen që kanë pasur dhe gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimin në mes këtyre dy institucioneve. Përfaqësuesit qeveritar të Dubait treguan gadishmëri që të bashkëpunojnë me BFI për realizimin e projekteve me peshë dhe rëndësi të madhe për BFI dhe myslimanët. Ata vizituan fillimisht Medresenë Isa Beu, më pastaj Fakultetin e Shkencave Islame, ndërsa ditëve në vazhdim do realizojnë pjesën tjetër të protokolit të BFI.

Comments are closed.