Reis ul Ulema takoi Osman Nuri Topbash

Në selinë e Bashkësisë Fetare Islame u realizua takim në mes kryetarit të saj, Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi dhe personalitetit të mirënjohur dhe pronarit të Hudayi Vakfi në Turqi, Osman Nuri Topbash.
Gjatë këtij takimi Reis ul Ulema i shprehi falënderime dhe mirënjohje për vizitën që ia bëri atij dhe institucionit fetar të Maqedonisë, të cilit i bëri një prezentim të Bashkësisë Fetare Islame dhe gjithë atë që e ngërthen në vete ky institucion fetar islam. Reis ul Ulema gjithashtu i shpalosi projektet e reja të BFI për këtë vit si dhe për ecurin dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen BFI dhe shoqëria myslimane në këtë shtet.
Ai mes tjerash demonstroi faktet dhe realitetin aktual të Vakufit të BFI dhe lajkat që ia bënë Qeveria për të zvarritur edhe më tej si dhe pengesën për moskthimin e saj. H. Sulejman ef. Rexhepi e përgëzoi Osman Nuri Topbash për veprën e tij që ka bërë për shoqërinë dhe ummetin, në veçanti për kontributin e tij të dhënë në sferën e Vakufit, mirëmbajtjen e shkollave, bashkëpunimin e tij me institucionet fetare dhe për ndihmën që po i ofron berezave të rij për edukim dhe arsimim.  Ef. Rexhepi nënvizoi se BFI ka bashkëpunim dhe raporte tejet të fuqishme me shtetin Turk, Qeverinë turke dhe institucionet e saj, por gjithashtu edhe me organizata dhe shoqata qeveritare të këtij shteti të cilët kohë pas kohe bëhen pjesë e bashkërealizimit të projekteve tona.
Reis ul Ulema në fund të këtij takimi shprehi se BFI është gjithmon e hapur për Topbash dhe se ai duhet të llogaris si shtëpi të tij, duke kërkuar nga Allahu Fuqiplotë që ta bekoj personalitetin e shquar të botës islame për veprën e tij të pashlyer në interes të Islamit dhe myslimanëve.
Ndryshe thënë Osman Nuri Topbash është i njohur si botues veprash me karakter fetar, dhënës i madh i vakufit, donator i shquar në medreset e Turqis dhe Ballkanit, por gjithashtu ndihmës financiar i paraleles së shtrirë të Medresesë Isa Beu në Shtip, etj. Nga ana tjetër autoriteti i shquar i Islamit, Osman Nuri Topbash shprehi falënderimet më të sinqerta ndaj Reis ul Ulemasë për pritjen që ia bëri atij dhe shoqëruesve të tij.
Ai inkurajoi Reisin për rezistencën që i bën në vazhdimësi politikës aktuale islamofobe. Pas gjithë asaj që mësoi rreth BFI dhe ecurive të këtij institucioni, Topbash shprehi gatishmëri që në të ardhmen të realizojnë projekte me karakter fetar të cilët do të jenë në shërbim të fesë dhe myslimanve.
DSC01696  DSC01699  DSC01701

Comments are closed.