Reis ul Ulema takoi Këshilltarin e diasporës Shqiptare për Maqedoni

Në selinë e Bashkësisë Fetare Islame, Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi takoi Zekirija Aliu, Këshilltarë i diasporës Shqiptare për Maqedoni.
Gjatë këtij takimi ef. Rexhepi e njoftoi për aktivitetet e BFI-së, mënyrën e organizimit dhe zhvillimit të jetës fetare islame në vend, problemet me të cilat ballafaqohet kjo shoqëri shqiptare dhe muslimane në këtë shtet, e cila gjithnjë para opinionit ndërkombëtar paraqitet si shtet demokratik e që në fakt është kundër vlerave demokratike, etj.
665533_3826190778066_2138646318_o
Gjithashtu, Reis ul Ulema e njoftoi për aktivitetet e BFI-së me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së shtetit Shqiptar siç janë eksopozita: ‘Trevat Lindore të Shqiptarëve gjatë shekullit XX’ që realizohet nga 13 deri 15 Nëntor 2012, në Çifte Hamam në Çarshi të Vjetër të Shkupi, si dhe për Simpoziumin shkencor kushtuar këtij përvjetori të historisë dhe kombit shqiptar që do të mbahet në Shkup më 17 Nëntorë 2012.
z. Aliu shprehi mirënjohje për veprimtarinë e BFI-së në krye me Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, për rezistencën që ua bënë sfidave antinjerëzore, anticivilizuese, por gjithashtu edhe për aktivitetet në kontinuitet që i bënë lidhur me jetë fetare islame në vend dhe diasporë si dhe për organizimet kushtuar 100 vjetorit të kremtimit të mëvetësisë së Shqipërisë.

Comments are closed.