Reis ul Ulema takoi Jozsef Bence

Reis ul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame, H. Sulejman ef. Rexhepi në selin e Rijasetit të BFI zhvilloi takim të mirëfillt dhe miqësor me kërkesë të ambasadorit Hungarez në R.M, z. Jozsef Bence , i cili ishte i shoqëruar nga Këshilltari i tij, D-r. Atila Pinter.
Kreu i BFI-së, ef. Rexhepi e njoftoi ambasadorin në fjal për BFI, për ecurin e këtij institucioni, aktivitetet e saj, si dhe për pronën e BFI-së, përfshirë këtu procesin e denacionalizimit  i cili është duke u zvarritur dhe se kthimi i pronës hasë në probleme.
Reis Ulema e njoftoi ambas. Hungarez për problemet me të cilat ballafaqohet BFI dhe se të njejtat ky institucion ferar është munduar dhe bënë përpjekje që t’i eviton, por si duket neglizhohet me qëllim, për të cilat BFI provokohet rëndë me statusin e saj, në krahasim me KOM. Gjithashtu, gjatë këtij takimi kërkoi që në takimet e tija me autoritete kompetente të R.M, t’i prek këto pakënaqësi që e ndjekim BFI, ngase ndryshe BFI ndihmon në proceset integruese qofshin ato BE apo NATO, në të cilat struktura ka dëshirë që Maqedoni të jetë anëtare, andaj të jenë të gjitha kërkesat e BFI të realizuara.
BFI, kërkon status të barabartë në të gjitha poret e jetës, e sidomos kthimin e pronës së saj dhe rikthimin e objekteve fetare në vendet atje ku gjinden siç është Jeni Xhamia në Manastir, rindërtimi i Çarshi Xhamisë në Prilep, etj., sa për ilustrim do të përmendim lidhur me statusin jo të barabartë që qveria e R.M favorizon vetëm një bashkësi fetare në kurriz të BFI, siç është hapja dhe gurthemeleve e objekteve me karakter të përgjithshëm përmes meshës kishtare ortodokse gjë që është e papranueshme për BFI dhe provokon thellë statusin e saj. Por gjithashtu si shembull do ju përmendi edhe financimin e institucionit edukativo- arsimor siç është Fakulteti i Bogosllovisë nga ana e Qeverisë së R.M, por jo edhe financim të Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup- tha H. Sulejman ef. Rexhepi.
Në anën tjetër, ambasadori Hungarez, Bence shprehi falënderime për pritjen që i bëri kreu i BFI-së, Ai sqaroi dhe dha një pasqyrim të shkurtër rreth shetit Hungarez në veçanti pas reformave që u bënë në atë shtet, duke theksuar segmentin e fesë, në të cilin ka avansime të mëdha. Por, gjithashtu theksoi se Qeveria Hungareze ka ndihmuar bashkësitë fetare me mjete finaciare. Para një kohe shumë të shkurtër parlamenti Hungarez kishte sjellur edhe ligj të posaçëm për kthimin e pronave.
Gjatë këtij takimi ambas. Hungarez gjithashtu i përkujtoi edhe bashkëqytetarët e tij musliman në Hungari, ku theksoi se edhe pse janë në numër të vogël ato janë qytetarë autokton , por shpresat janë të mëdha që numri i muslimanëve në të ardhmen të jetë më evident, dukuri e cila nuk pengon aspak politikën Hungareze. Gjat këtij takimi i theksoi se neve kemi shumë sende të përbashkëta historike që mund të na shërbej për bazë miqësore e sidomos me shqiptarët. Duke filluar nga autoriteti dhe figura historike Skenderbeu , por gjithashtu theksoi se në kohën e Ahmet Zogut, princesha hungareze ka qenë e martuar me mbretin shqiptar, Zogu.- shtoi Bence.
Ambas. Hungarez, Bence mes tjerash theksoi për monumentet kulturore në Shkup duke përkujtuar Sahat Kullën. Ai shpalosi se mehanizmi i Sahat Kullës në shek. e XV-të ka qenë i bërë në Segedin të Hungarisë. Në vitin 1963 kur Shkupin e kishte kapluar termeti katastrofal nuk dihet se çfarë ndodhi me të njetin mehanizëm. Ambasadori Hungarez morri përsipër që të interesohet më tepër për mehanizmin e Sahat Kullës se edhe më tej do të vazhdojë të interesohet për fatin e saj por gjithashtu morri përsipër që i njejti mehanizëm të ripërtërihet në qytetin Segedin.
Kur bie fjala për BFI, ambasadori Hungarez morri gjithashtu për obligim që padrejtësitë e theksuara ndaj BFI do t’i prek me gjithë faktorët relevant në R.M gjatë takimeve që do t’i realizon në të ardhmen. Ai njëherit falënderoi për mikëpritjen e BFI dhe kontributin e dhënë në drejtim të bashkëjetesës, dialogut dhe tolerancës ndërfetare.
21.02.2012, Shkup

DSC01520 DSC01523 DSC01524 DSC01525

Comments are closed.