Reis ul Ulema takoi Gudrun Steinacker

233313Më 21.10.2013, në selin e Bashkësisë Fetare Islame të RM, Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi zhvilloi takim me Gudrun Steinacker, Ambasadore e Gjermanisë në Shkup. Gjatë bisedës në vazhdim ambasadorja e Gjermanisë ishte e interesuar për zhvillimet aktuale në vend si dhe zhvillimin dhe organizimin e jetës fetare islame. Me këtë rast Reis ul Ulema njoftoi se BFI në kontinuitet diskriminohet nga pushteti edhe atë në sferën e arsimit, edukimit, ndërtimit të objekteve fetare, kthimit të pronës, në aspektin e të drejtave dhe lirive fetare, aspektin juridik, ku ligji nuk është funksional dhe njëherit është partizuar. Jemi të pakënaqur në çështjen e denacionalizimit dhe padrejtësi e vërtet ushtrohet ndaj këtij institucioni fetar, barabarësi mes institucioneve fetare në vend nuk ekziston pasi që këtu vetëm një bashkësi fetare është e priveligjuar, që do të thot se vetëm Kisha Ortodokse Maqedonase favorizohet nga organet dhe institucionet shtetërore edhe atë në të gjitha segmentet, fakt që është në kundërshtim me realitetin e këtij vendi pasi që njihemi si shtet multietnik dhe multikonfesional.

 

Gjatë këtij takimi gjithashtu Reis ul Ulema theksoi se BFI provokohet shumë herë bile bile edhe nga organe shtetërore të cilët i shërbejnë politikës aktuale, duke mos anashkaluar këtu ngacmimet politike që janë kontinuitive. Deshëm apo jo ne jemi pjesë e këtij shteti dhe nuk mund të paramendohet ekzistimi i tij pa myslimanët, andaj qeveria duhet të bënë çmos që të bënë

barabarësi mes bashkësive fetare dhe jo ndarje mes tyre, a njëherit duhet që të respekton qytetarët e vetë pasi që jemi pjesë e saj. Ne nuk jemi kundër ndërtimeve të objekteve fetare ortodokse, por edhe qeveria duhet të jetë e kujdesshme kur janë në pyetje objektet fetare islame, ne i ndërtojmë për të realizuar nevojat e besimtarëve dhe ato kanë sturkturë dhe standarde për të qenë në shërbim të myslimanëve e jo të llojit të kishave nëpër skaje të rrugëve që nuk futet dot kush. Ambasadorja, Steinacker shprehi mirënjohje për punën e BFI, mbi të gjitha për rolin që luan në drejtim të ruajtjes së bashkëjetesës dhe paqes në vend, por gjithashtu të kultivimit të vlerave demokratike dhe kulturës së pastër qytetare.

Comments are closed.